×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Si u fik radari i Sazanit në maj 2015 që trafikantët të transportonin drogën në Itali

Tuesday, 15 May 2018 10:51

Nga provat që ka paraqitur prokuroria në gjyqin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka dalë në pah një fakt mjaft I rëndë për influencën që kishin trafikantët në strukturat e shtetit. Në datën 6 maj të vitit 2016 kur një peshkarexhë italiane e ngarkuar me drogën e grupit të Habilajve u nis nga Shqipëria për në Itali radari i ushtrisë u fik për t’u mundësuar kalimin e lirë.

“Nga këqyrja, në datën 6 maj 2015, rezultoi se në orën 01:07, shënimi i njoftimit të marrë nga Q.N.O.D për një mjet që ishte duke u afruar me shpejtësi në drejtim të Himarës, drejt të cilit u dërguan BP-24: në orën 01.15, njoftimi i marrë nga Q.N.O.D për daljen jashtë funksionit të Radarit të Sazanit në orën 01:35 njoftimi i marrë nga BP-06 se objekti ishte peshkarezha “Rozeta 1” që ishte duke u kthyer nga Palermo”,- thuhet në dokumentin që publikoi ekskluzivisht "Shqiptarja.com".

Pra nga ky dokument del qartë se në momentin që anija e trafikantëve të drogës, në këtë rast e bandës së Habilajve, nisej për në Itali, radari si rastësisht dilte jashtë funksionit. Duhet theksuar se gazeta “Shqiptarja.com” ka qenë e para që e ka ngritur shqetësimin e mosfunksionimit të saktë të radarëve të ushtrisë që në vitin 2015 me një cikël shkrimesh, duke I paraprirë debateve politike që vijuan më vonë mbi këtë temë midis opozitës e maxhorancës.

Oficeri i policisë Sokol Bode  

Duhet theksuar se radari që është i vendosur në ishullin e Sazanit nuk varet nga ministria e Brendshme por nga ministria e Mbrojtjes. Implikimi i strukturave të ministrisë së Brendshme në këtë rast dalin tek përfshirja e Sokol Bodes, ish-shefit të kufirit për zonën bregdetare Dhërmi-Himarë.

“Sipas të dhënave të përftuara nga regjistri “26/2015 Dhërmi Libër Planizimi të Shërbimit SPK Dhërmi”, këqyrur në datën 9 maja 2018, rezulton planëzimi në shërbim i Sokol Bodes, në funksion të shefit të stacionit, për datën 5 maj 2015 (ditë e martë)”, thuhet në dokument.

Sokol Bode është një nga tre oficerët e policisë që janë arratisur pas akuzave të prokurorisë për përfshirje të tyre në trafikun e lëndëve narkotike. Bode është cilësuar nga prokuroria si pjesë e bandës së Habilajve së bashku me ish-drejtorin e policisë së Vlorës Jaert Çela dhe oficerit të policisë Gjergji Kohila.

Peshkarexha “Fatima”

Duhet theksuar se peshkarexha në fjalë që ka kaluar në 6 maj është “Fatima”, anija ku prokuroria italiane ka bërë përgjimet që vërtetonin lidhjet e Habilajve me policinë shqiptare që nuk e shqetësonte bandën të ngarkonte thasët me cannabis në bregdetin e Dhërmiut.

Ky fakt vërtetohet nga një deponim I një italiani të pyetur nga prokuroria italiane, I cili ka njohur pjesëtarët e bandës së Habilajve si bashkëpunëtorë të pronarit të peshkarexhës që merrte drogën nga Shqipëria.

“Gjithashtu rezulton deklarimi i Antonio Riela, dhënë në datën 24 janar 2018, si person nën hetim ose i hetuar për një krim të lidhur me të, i cili krahas njoftimit për bizhutë e blera nga Moisiu, njoftoi për mbështetjen e siguruara nga ky i fundit, tek një person i rëndësishëm në Shqipëri dhe për faktin e kryerjes së trafikimit me peshkarexhë në vitin 2015, e rezultuar peshkarexha “Fatima”…Gjatë pyetjes, personi nën hetim ju paraqit një album me njëzet e pesë fotografi, përgatitur nga Guardia Di Finanza.

Njohu ndërmjet tyre, Sabi Çelaj, shqiptari që shkonte tek ai së bashku me Moisiun për të marrë paratë, Maridian Sulajn që shkonte tek ai për të dërguar lajmet e marra nga Moisiu në lidhje me lëndën narkotike, Rosario Giuliano, pronari i peshkarezhës që, në maj të 2015, u ofrua për të kryer transportin e lëndës narkotike dhe të armëve”./shqiptarja.com/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...