Alarmi nga Gjermania: Trafiqet e Klement Balilit po përmbytin Europën dhe Berlinin

Tuesday, 15 May 2018 15:00

Për eskobarin e Ballkanit Klement Balilin, i cili është ende në arrati po shkruajnë dhe mediat ndërkombëtare. Në një artikull të saj, Berliner Kurier, shkruan se trafiqet e Klement Balilit po përmbytin Europën. Sipas Agjencisë Amerikane të Drogës DEA,  Klement Balili ka kontakt të drejtpërdrejtë me bosat e drogës në Amerikën Jugore.

“Klement Balili është një nga kriminelët më të fuqishëm në Evropë, i cili kontrollon pjesën më të madhe të tregtisë evropiane të kokainës. Për vite, Shqipëria ka qenë prodhuesi numër një i marijuanës në Evropë, me autoritetet e korruptuara dhe mesatarisht 218 ditë në vit.

Por sipas Europol, Shqipëria është “korridori i trafikut të drogës”, sidomos kokainës. Sipas Agjencisë Amerikane të Drogës DEA, përgjegjës për këtë, thuhet se është Klement Balili, i cili mendohet të ketë kontakt të drejtpërdrejtë me bosat e drogës në Amerikën Jugore. Megjithëse Balili ishte i njohur nga Europol dhe DEA, në vitin 2014 ai u emërua zyrtarisht nga qeveria shqiptare si “Drejtori i Ministrisë së Transportit”.

Ai e humbi postin kur reagimi ndërkombëtar kundër emërimit të tij u bë gjithnjë e më intensive. Trafiqet e tij të Drogës janë ende duke përmbytur Evropën dhe Berlinin”, shkruan ndër të tjera gazeta gjermane në artikullin e saj.

klement 1

Modifikuar më Tuesday, 15 May 2018 15:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...