Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke vendosur sekuestron preventive mbi një ndërtim të paligjshëm kryer në Durrës, në lagjen Nr.13 Plazh, rruga “Venezia”, në anën e rërës.
Mesohet shtetasi D. M në një hotel ekzistues, kishte ngritur pa leje 3 kate të tjera.
Regjistrimi i këtij procedimi penal është bërë më 23 shkurt të këtij viti, ndërsa i hetuari do të ndiqet penalisht për veprën e ndërtimit të paligjshëm kryer për qëllim përfitimi.
Raportohet se prokuroria ka vendosur masën e sekuestros preventive për 3 katet shtesë, pas shkuarjes në vendngjarje dhe identifikimit të objektit në fjalë, një kërkesë që është pranuar nga gjykata.