Një djalë i ri, ka përfunduar në prangat e policisë, pas denoncimit të bërë nga ish e fejuara e tij.
A.S, 33 vjeç, banues në Tiranë u arrestua nga policia e kryeqytetit ditën e djeshme.
Ndaj tij Prokuroria e pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë ka urdhëruar ndalimin sepse prej disa kohësh ka shqetësuar ish të fejuarën, shtetasen P.M., 31 vjeçe, banuese në Tiranë.
Gjithçka pasi kjo e fundit kishte vendosur që t’i jepte fund lidhjes mes tyre dhe kjo gjë nuk pranohej nga i riu.
Kjo bëri që ai i fiksuar pas saj, ta ndjekë dhe shqetësojë gjatë gjithë kohës përmes telefonit dhe rrjeteve sociale duke mos e pranuar dot ndarjen