×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

KLSH në Konferencën e organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Bullgarisë

Tuesday, 15 May 2018 19:44

Në datën 15 maj 2018, në Sofje të Bullgarisë, Zyra Kombëtare e Auditimit të Bullgarisë (BNAO) organizoi nën Presidencën Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian, Konferencën e Nivelit të Lartë me titull “Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit në rritjen e Përgjegjshmërisë, Transparencës dhe Integritetit në Sektorin Publik”.

Merrnin pjesë përfaqësues të lartë të Parlamentit të Bullgarisë dhe të auditimit suprem evropian, ndër të cilët z. Tzvetan Tzvetkov, Presidenti i  Zyrës Kombëtare të Auditimit të Bullgarise, z. Klaus-Heiner Lehne, Presidenti i Gjykatës Evropiane të Audituesve, z. Krzysztof Kwiatkovski, President i Zyrës Kombëtare të Auditimit Shtetëror të Polonisë (NIK), z. Miloslav Kala, President i SAI-t të Cekisë, z. Wolfgang Wicklicky, Drejtor  i Përgjithshëm  i Gjykatës së  Auditimit të Austrisë(ACA), si dhe Presidentët e SAI-ve të Sllovakisë, Finlandës, Sllovenisë dhe të SAI-ve të vendeve të Ballkanit Jugperëndimor.

KLSH u përfaqësua me një delegacion të kryesuar nga kryetari, z. Bujar Leskaj, drejtorja e përgjithshme zj.Lindita Milo (Lati) dhe ekspert i jashtëm z. Fatos Çoçoli.

Kryetari i KLSH z. Leskaj paraqiti sfidat e institucionit të auditimit suprem në Shqiperi për forcimin e pavarësisë institucionale dhe kushtetuese. Ai theksoi miratimin e ligjit organik të KLSH në vitin 2014, si një hap konkret dhe përcaktues ne drejtim të një pavarësie të plotë dhe reale te institucionit. Zoti Leskaj  solli përvojën pozitive të KLSH në bashkëpunimin me palët e interesit si në vend, ashtu dhe me partnerët ndërkombëtarë, në mbrojtjen e pavarësisë institucionale dhe funksionale të institucionit, gjatë procesit të miratimit te ligjit të ri organik të KLSH. Ai nënvizoi se pa mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë si Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit e Komisionit Evropian DG-Budget, SIGMA, program i BE dhe OECD, ligji i ri tërësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare të auditimit të INTOSAI-t, nuk do të ishte e mundur të miratohej.

Kryetari i KLSH theksoi partneritetin e institucionit të auditimit suprem në vend me Parlamentin dhe sidomos me Komisionin e Kuvendit për Ekonominë dhe Financat, me Kryetarin dhe Sekretarin e tij, si tepër të rëndësishëm dhe vital.

Paneli i Tretë me temë “Modernizimi  i Kapaciteteve administrative të SAI-ve” solli diskutimin e z.Krzysztof Kwiatkovski, President i NIK, me ide të reja ne drejtim të rritjes së përvojës qeverisëse të SAI-ve dhe përmirësimit të përdorimit me efiçience, efektivitet dhe ekonomicitet të burimeve njerëzore dhe financiare që ato kanë në dispozicion.

Në panelin e Katërt me temë “Komunikimi me palët e interesit dhe rritja e besimit të qytetarëve” u paraqitën prezantime dhe diskutime me vlerë për të gjithë të pranishmit, në drejtim të zbatimit të strategjive të reja në komunikimin me partnerët dhe aleatët e natyrshëm të SAI-ve, si dhe në fitimin e besimit të qytetarit për përfitimet nga shërbimet e tyre.

Gjatë dy ditëve të qendrimit në Sofje, Kryetari i KLSH zhvilloi takime pune me Presidentin e BNAO-s, z. Tzvetan Tzvetkov dhe me anëtarë të Gjykatës së BNAO-s, me anëtarë të Gjykatës Evropiane të Audituesve, me Presidentin e Zyrës Kombëtare të Auditimit Shtetëror të Polonisë (NIK), z. Krzysztof Kwiatkovski, me Presidentin e SAI-t të Sllovakisë, z. Karol Mitrik,  me Presidentin e SAI-t të Çekisë, z. Miloslav Kala, me Audituesin e Përgjithshëm të Kosovës z. Besnik Osmani, me zv/Audituesin e Përgjithshëm të Maqedonisë z. Naser Ademi, me Presidentin e Senatit të Dhomës Shtetërore të Auditimit të Malit të Zi, z. Milan Dabovic dhe me Audituesin e Përgjithshëm të SAI-t të Serbisë, z. Dusko Pejovic, si dhe Drejtorin e Përgjithshëm të ACA-s, z. Wolfgang Wiklicky.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...