Futja e TVSH tek biznesi i vogël, do mbyll 50 mijë biznese, rrezikon 350 mijë vende pune

E mërkurë, 16 May 2018 08:38

Një muaj e gjysmë pas përfshirjes në skemën e TVSH-së, biznesi i vogël po vuan kostot e paralajmëruara më herët, teksa pretendon se deri në fund të vitit do të mbyllen 350 mijë vende pune. Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Albert Nasto, bën të ditur se ky numër mund të rritet akoma më shumë, pasi shumica e bizneseve kanë të punësuar familjaret e tyre në aktivitetin tregtar që ushtrojnë. Nga ana tjetër, ai thekson, se deri në fund të vitit 2018 do të mbyllen 50 mijë biznese, të cilat nuk kanë mundësi që të paguajnë taksat e larta që tashmë janë në fuqi, ku Nasto thekson, se ata janë të detyruar që të paguajnë 5-fish më shumë seç kanë paguar më parë. Sa i përket hapave të mëtejshëm, Nasto konfirmon për Ekonomix.al se protestat do të jenë të fuqishme, për ta detyruar qeverinë që të kthejë vendimin mbrapsht, sipas standardeve të Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe institucioneve të tjera bankare. Nasto ka paralajmëruar rinisjen e protestave masive të biznesit të vogël dhe të mesëm, pasi ky i fundit e ka të pamundur përballimin e TVSh-së, vendim që u mor nga Qeveria dhe nisi së zbatuari më 1 Prill të këtij viti.  Vetëm pak kohë më parë, biznesi i vogël dhe ai i mesëm mbyllën qepenat në shenjë revolte ndaj vendimit të qeverisë, për përfshirjen e tyre në skemën e TVSH-së, lëvizje që u mbështet edhe nga opozita. Edhe kreu i grupit demokrat, Edmond Spaho pati deklaruar, se ky vendim e ka zanafillën në një tjetër Partneritet Publik-Privat të qeverisë, që ka të bëjë me faturat tatimore. Ekonomix.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...