KPA shqyrton ankimimin ndaj Llallës

E mërkurë, 16 May 2018 10:49

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është mbledhur këtë të mërkurë për të shqyrtuar ankimimin e bërë nga Komisioneri Publik për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Ish-Kryeprokurori nuk ndodhej në sallë dhe kreu i Kolegjit sqaroi se ai nuk ka paraqitur një motiv për mungesën e tij.

“Është thirrur për t’u paraqitur, njoftimi është bërë. Rezulton se subjekti i i rivlerësimit nuk është paraqitur në sallë të gjyqit, nuk kemi një njoftim zyrtar lidhur me ndonjë shkak objektiv për këtë mos paraqitje”, tha Çobo.

Ndërkohë për të përfaqësuar ish-numrin një të akuzës ishte avokati Sokol Hazizaj. Ai u shpreh se kishte më shumë se dy javë që nuk kishte komunikuar me Llallën dhe se ky i fundit nuk ka dijeni për zhvillimin e kësaj seance.

“Në dijeninë time, ngaqë kam komunikuar nuk di të ketë dijeni. Komunikimi me Llallën ka qenë më shumë se dy javë më parë dhe ankimimin ia kam paraqitur nëpërmjet familjarëve, bashkëshortes. Ka kohë që s’kam komunikuar drejtpërdrejt”, tha Hazizaj.

Pasi dëgjoi avokatin, trupa u tërhoq për të marrë vendim në lidhje me legjitimitetin e avokatit Hazizaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të gjykojë ankimimin kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që kishte vendosur në 16 Shkurt të këtij viti ndërprerjen e procesit të Vetting-ut për Adriatik Llallën, pasi ai u tërhoq nga e drejta për t’u rikthyer si gjyqtar në Gjykatën e Apelit, duke u larguar kështu nga sistemi i drejtësisë.

Do të jetë pikërisht ky Kolegj që do të vlerësojë nëse Llalla do t’i nënshtrohet ose jo procesit të Vetting-ut.

Trupa gjyqësore kryesohet nga Sokol Çomo, me relator Luan Dacin dhe tre anëtarët Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Ina Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...