Indeksi global: Shqipëria, vendi më i rrezikshëm për biznes

E mërkurë, 16 May 2018 14:40

Shqipëria renditet e fundit në Europë dhe e 103-ta në botë ndër 130 ekonomi, në indeksin global të elasticitetit 2018. Ky indeks mat klimën e biznesit dhe rreziqet me të cilat përballet sipërmarrja. Renditja e Shqipërisë në vend të fundit në rajon dhe në Europë është realisht alarmante.

Rreziqet e marra në vlerësim janë nga më të ndryshmet dhe përfshijë fatkeqësitë natyrore, rreziqet që burojnë nga politika, kërcënimet kibernetike, etj. Pra në terma të përgjithshëm, Shqipëria është vendi më i rrezikshëm në Europë për të bërë biznes, thotë ky indeks.

Shqipëria grumbullon vetëm 27.8 pikë në këtë indeks, çka e rendit në vendin e fundit në kontinent. Indeksi bazohet në tre nën-indikatorë; atë ekonomik, atë të cilësisë së riskut dhe atë të zinxhirit të ofertës, shkruan scan.tv.

Performanca më e keqe e Shqipërisë është në atë të cilësisë së riskut, të 120-tët ndër 130 shtete të botës. Në atë ekonomik jemi të 93-tët në botë. Një vit më parë vendi ynë renditej i 108-ti në botë, çka përkthehet në një përmirësim në renditjen e përgjithshme me 5 pozicione.

Në rajon, Serbia renditet e 66-ta, Maqedonia e 77-ta dhe Bosnje Hercegovina e 60-ta, ndërkohë që Mali i zi dhe Kosova nuk merren në analizë. Në nivel global ndërkohë, Zvicra renditet e para, Luksemburgu i dyti dhe Suedia në vendin e tretë, po aq sa një vit më parë. Në vend të fundit renditet Venezuela dhe Haiti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...