×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

"Babëzia po vijon të marrë jetë njerëzish në Bulqizë dhe shteti ka zgjedhur heshtjen"

E mërkurë, 16 May 2018 15:58

Ditën e sotme një lajm tronditi opinionin publik, kur mediat trasmetaun se ‘minierat e vdekjes’ morën një tjetër jetë. Shpresa Rami vdiq pasi u shtyp nga një kamion teksa po mblidhte krom në minierën e vdekjes.

 Pas ngjarjes, ka reaguar Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë per vdekjen në minierën e Bulqizës të një 50-vjeçareje.

 “Nuk kanë të sosur tragjeditë në galeritë e vdekjes në Bulqizë, ku babëzia nuk po kursen as gratë, që të detyruara nga halli punojnë në miniera, madje bashkë me fëmijët e tyre.

Shpresa Rami 50 vjeçe humbi jetën këtë të mërkurrë në një galeritë e zonës D në Bulqizë teksa po seleksionte krom. Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i shpreh keqardhjen familjes Rami dhe i bën apel prokurorisë të mos bëjë sehir, por të vihet në lëvizje dhe të zbardhë këtë ngjarje.

Pak ditë më parë në të njëjtën galeri u rregjistrua vdekja e një minatori, këto bilance janë tragjike. Çdo javë nga një minator ndërron jetë për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë teknike.

Pronarët e galerive të vdekjeve shqyhen lokalevë të bllokut me politikanë,ndërsa pronat e tyre, ku aksionerë janë edhe politikanë ,janë kthyer në tmerrin e banorëve të Bulqizës.

Babëzia po vijon të marrë jetë njerëzish në Bulqizë dhe shteti ka zgjedhur heshtjen”, thuhet në reagimin e KSSH.

Modifikuar më E mërkurë, 16 May 2018 16:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...