Rivendoset stenda me librat e Çamërisë te Panairi i Librit

E mërkurë, 16 May 2018 19:41

Përfaqësuesit e Ambasadës Greke largohen, Idrizi: Akt i paprecedentë

Baneri për Çamërinë u rivendos të stenda ku shiteshin librat e Shtëpisë Botuese “Çamëria”, pas ndërhyrjes së Shoqatës Patriotike “Çamëria” dhe PDIU-së.

Ndërkohë përfaqësuesit e Ambasadës Greke, të cilët bën presion për heqjen e këtij baneri, u larguan. Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, tha se heqja e banerit të Çamërisë nga Panairi i Librit te Muzeu Kombëtar, është një akt i rëndë, për të cilin ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, duhet të reagojë.

“Është një akt i paprecedentë dhe i bëj thirrje direkte ministrit të Jashtëm  Ditmir Bushati, të angazhohet personalisht sepse është folur në emër ministrit Bushati për marrëveshjen politike me ministrinë e Jashte të shqipërisë për të hequr kudo që të jetë emri i Çamërisë. Unë kërkoj që ose ministria e Jashtme ta përgënjeshtrojë këtë gjë ose të thërras përfaqësues të ambasadës Greke të cilët kanë folur me këtë gjuhë të cilin ma ka konfirmuar edhe organizatori i panairit të librit”, - tha z.Idrizi.

Përfaqësuesit e Ambasadës Greke u larguan edhe nga stendat e Panairit të Librit, ku kishin planifikuar të qëndronin për disa ditë.

Ky reagim vjen kur PDIU dhe Shoqata “Çamëria” po organizojnë Javën Çame dhe kanë paralajmëruar marrshimin gjigand në Qafë-Botë me rastin e 27-qershorit, ditës së përkujtimit të Genocidit mbi Shqiptarët e Çamërisë.

 

2.jpg

Modifikuar më E mërkurë, 16 May 2018 19:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...