Komuniteti Mysliman ka shtruar iftar për besimtarët myslimanë që agjërojnë në muajin e Ramazanit. Pjesë e tryezës së iftarit ishin dhe autoritetet më të larta të vendit.
Iftari është momenti i mbylljes së një ditë agjërimi, moment lutje dhe dëshire për të gjithë besimtarët mysliman.
Është traditë e bukur e religjionit në Shqipëri në tryezën e iftarit të jenë përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare si ai katolik, ortodoks, bektashinj dhe protestant.
Bruçaj: Ramazani është një festë hyjnore për të gjithë ne, për të trokitur në portën e mëshirës së pafundme të të gjithëmëshirshmit. Pra ne le ti përgjigjemi kësaj ftese hyjnore për të krijuar ura komunikimi me njëri-tjetrin. Të bëhemi më të përgjegjshëm për përgjegjësitë që kemi për njerëzit në nevojë.
Në iftarin e parë të këtij muaji të komunitetit mysliman morën pjesë presidenti Meta, zv/kryeministrja Mesi, ministra të qeverisë Rama, deputetë, përfaqësues të medias, diplomantë dhe besimtarë myslimanë.
Muaji i Ramazanit nisi të mërkurën e 16 majit dhe përfundon në 14 qershor.