Video/ "E dhunuan, i bënë gjilpëra", familjarët e viktimës në Korçë akuzojnë policinë

E Enjte, 17 May 2018 12:50

Familjarët e 27-vjeçarit,Enea Ftoj, që u gjet i vdekur në dhomat e sigurisë në Komisariatin e Policisë Korçë, akuzojnë policinë për ngjarje.

Të shokuar nga ngjarja, ata thonë se njoftimin per vdekjen e moren sot nga gjykata pasi ishte seanca per masen e sigurise.  Sipas tyre, policia nuk kishte njoftuar asnje nga familjaret.

Bashkëshortja dhe babai i tij drejtojnë gishtin nga tre efektivët që e kanë shoqëruar, për ushtrim dhune ndaj tij. Ata pretendojnë se i kanë shkaktuar vdekjen me gjilpëra.

Babai: Tre efektive policie e dhunuan gjate arrestimit ne flagrance ne Pazarin e qytetit. Kemi folur ne telefon dhe na tha qe ishte ne gjendje te rende shendetesore. Na e vrau djalin policia. Nuk ishte i semure. Ishte perdorues heroine. Policia na tha eshte mire.

Gruaja:  E pa vjehrri për herë të fundit, e di si më tha burri? Më tha, do të vdes.I bënë gjilpëra me zor.Ma vranë, po çfarë shteti është ky. Djali 26 vjeç me baba të sëmurë, tre fëmijë kishte, me nënën në depresion. Unë 21 vjeçe, kisha fëmijën 10 muajshe në gji, as punë në shtet, asgjë. Këtë bën shteti, si të mos vjedhë. Megjithatë, vodhi, të vuante dënimin dhe të mos e vriste. Na e vrau.Ma vranë.

I ati i viktimës kërkon zbardhjen e të vërtetës.

Babai: Të marrë masa shteti, ose do ti marrim vetë masat.

Policia në njoftimin për mediat tha se nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...