Media austriake promovon Shkodrën: Qyteti më çlodhës në Shqipëri

E Enjte, 17 May 2018 14:47

Xhamitë janë të hapura për të gjithë njerëzit. Karrocat e fëmijëve që ecin në rrugët me gur, veturat dhe biçikletat vihen re po aq shpesh. Shkodra është një qytet relaksues në Shqipëri. Ndoshta, sepse historia ishte krejtësisht ndryshe… Kështu e nis artikullin media austriake Die Presse.

E përditshmja austriake flet për historinë e një katolike e cila është martuar me një musliman. “Në qytetin më të vjetër të Shqipërisë kjo është krejtësisht normale”- shkruhet, teksa flitet më tepër për tolerancën fetare në vendin tonë.

Korrespodenti i “Die Presse” gjithashtu ka vizituar fototekën Marubi me 150 mijë fotografi mes viteve 1858 deri 1974, për të cilat shkruan gjatë në artikull. “Fake news kanë ekzistuar që atëherë. Në një foto origjinale të 1936 tregohen dy patriotë që qëndronin së bashku në ballkonin e bashkisë Shkodër me Enver Hoxhën. Por më pas regjimi largoi të dy nga fotografia për shkak se u përndoqën politikisht nga sistemi komunist.”

Në vijim, Die Presse shkruan edhe për mikpritjen shqiptare, në penën e korrespondentit tregohet se gjatë rrugës merr shumë oferta familjare për një kafe dhe kjo ishte diçka ndryshe dhe e veçantë që nuk ndodh në asnjë shtet europian.

Gazetari shkruan me detaje edhe dhe për hapjen e shtetit ndaj fesë në fillim të viteve 90-të.

Përveç Kalasë së Rozafës, përmendet edhe ura osmane e shekullit XVIII, “Ura e Mesit”, që është më e mirëmbajtura në këtë qytet.

Në fund të shkrimit për Shkodrën, flitet edhe për lundrimin gjatë verës në Koman ku vizitohet nga shumë turistë vendorë dhe sidomos, për bumin e vizitave nga të huaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...