Në Sopot të Delvinës janë sekuestruar rreth 115 kg mish që tregtohej jashtë kushteve të higjenës.
Trupa e inspektimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Qarku Vlorë, gjatë kontrollit që kryen në këtë stallë bagëtish ka sekuestruar në mënyrë të menjëhershme 23 karkasat e qengjave dhe kecave në masën e 115 kg.
Për veprën e therjes dhe tregtimit të mishit në mënyrë të paligjshme, trupa inspektuese e AKU-së ka marrë masën administrative ndaj këtij shtetasi me vlerën e 100 mijë lekëve si edhe bllokimin e menjëhershëm të aktivitetit.
“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i vendosur për të gjurmuar dhe ndaluar çdo therje jashtë thertoreve edhe në zonat më të largëta, inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast therjeje apo tregtimi jashtë standardeve. Në këto ditë festash trupat inspektuese të AKU-së janë duke instensifikuar kontrollet në te gjithë territorin, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët”, thuhet në njoftimin e AKU.