Rrëfimi tronditës i 13-vjeçares: Më mbyllën gojën e më lidhën për të më përdhunuar

Premte, 18 May 2018 09:27

Zbardhet dëshmia e 13-vjeçares nga Fieri, e cila u mor peng nga 3 të rinj, që tentuan edhe ta përdhunonin.

“Do të shkoja të shikoja emisionin humoristik ‘Portokalli’ tek xhaxhai por sapo dola në oborr disa persona më mbyllën gojën, me lidhën dhe me morën me forcë në krahë duke më çuar në shtëpinë që po ndërtohet në anën tjetër të rrugës”.

Kështu mësohet të ketë deklaruar para hetuesve dhe në prani të psikologes 13-vjeçarja. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të dielës në një fshat të Bashkisë Roskovec. E mitura ka shpjeguar se personat që e kanë kryer aktin e rrëmbimit forcërisht të saj kanë qenë tre, ku mes tyre ajo ka njohur edhe dy bashkëfshatarët Jorges Dosti dhe Marjus Çalalamëni, tashmë të arrestuar së bashku me të riun Redon Tereziu nga fshati Vlosh i Roskovecit.

Edhe e ëma e të miturës ka deklaruar se e ka gjetur të bijën e mitur të lidhur. “Jo vetëm duart, por edhe gojën ja kishin lidhur me litar”, mësohet të ketë pohuar para hetuesve e ëma e 13-vjeçares. Ky fakt është konstatuar edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore prej nga është konkluduar se si pasojë e shtrëngimit të litarëve, të miturës i janë shkaktuar dëmtime në këmbë, duar dhe në gojë. Por, fatmirësisht nga mjeko-ligjorët është konstatuar se tre agresorët nuk kanë mundur të kryejnë marrëdhënie seksuale me të miturën.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se tre të dyshuarit kanë vepruar me paramendim pasi ishin kujdesur edhe të vendosnin shtroje në vendin ku do të kryenin krimin e tyre. Ndonëse se familjarët e Marjus Çalamënit kanë pretenduar se 24-vjeçari ka qenë duke vjelë domate në momentin e ngjarjes dhe se biçikletën jua kishte dhënë shokëve të tij, nga hetimet paraprake është konkluduar se të tre të arrestuarit, Jorges Dosti, Marjus Çalamëni dhe Redion Tereziu kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin për kryerjen e këtij krimi. Mësohet se nga përgjimet ambientale të kryera pas shoqërimit të tre të rinjve ata kanë diskutuar të tre me njëri-tjetrin se si do të deklaronin kur të merreshin në pyetje. Nga përgjimet është konstatuar se 24-vjeçari Jorges Dosti ka qenë edhe organizatori i planit për dhunimin e të miturës. 

Ai mësohet t’u ketë thënë të dy shokëve që të mos e pranojnë ngjarjen. Marjus Çalamëni u ka kërkuar mendim dy shokëve se si do justifikonte faktin se në vendngjarje kishte mbetur biçikleta e tij. Jorgesi e ka këshilluar të shprehet se biçikletën ja kishte dhënë një shoku dhe nuk e di se ku e kishte lënë shoku i tij. Po ashtu nga përgjimet dhe hetimet e deritanishme është konkluduar se 24-vjeçari Jorges Dosti që ishte edhe fqinj me të miturën ka planifikuar dhe organizuar krimin, ndërsa është ndihmuar nga dy shokët e tij Redion Tereziu dhe Marjus Çalamëni, ku ky i fundit mësohet të ketë luajtur rolin e rojes deri në momentin që u zbuluan nga familjarët e 13-vjeçares.

Nisur nga këto prova që prokuroria i ka paraqitur ditën e djeshme gjykatës, kjo e fundit ka vendosur të caktojë masën e sigurisë arrest në burg ndaj tre të ndaluarve, masë që pritet të rivlerësohet nga gjykata e të miturve në Vlorë, ku edhe do të zhvillohen procedurat e mëtejshme të kësaj çështjeje për shkak të kompetencën. Tre te arrestuarit e sipërcituar akuzohen për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 110/2, 100 e 22 të Kodit Penal. Ngjarja e ndodhur ka lënë pasoja të pariparueshme tek e mitura, pasi sipas familjarëve veç tronditjes psikologjike dhe dëmtimeve fizike, ata janë detyruar që ta largojnë nga fshati dhe nga shkolla e saj me qëllim që të mospërballet me mentalitetin e moshatarëve të banorëve të tjerë të fshati./news 24

Modifikuar më Premte, 18 May 2018 09:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...