3 persona ende të paidentifikuar nga policia kanë grabitur një supermarket në zonën e “Komunës së Parisit”.
Grabitja ka ndodhur tek kryqëzimi i rrugës Medar Shtylla me rrugën Prokop. Autorët kanë goditur xhamat e supermarketit me mjete të forta si dhe kanë vjedhur kasafortën e dyqanit. Përveç parave në kasafortë, policia njofton se janë vjedhur dhe sende të tjera të ndryshme.
Informacion paraprak
Më datë 18.05.2018, tek kryqëzimi i rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Prokop Mima”, 3 persona ende të paidentifikuar, kanë thyer xhamat e një supermarketi, ku kanë marrë kasafortën, sende të ndryshme dhe janë larguar me një mjet. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve.