×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Alarmi/ Shqipëria mund “të pushtohet” nga refugjatët

Premte, 18 May 2018 16:14

Shqipëria mund të gjendet shumë shpejt në qendrën e krizës më të re të refugjatëve në Europë. Alarmin së fundmi e ka dhënë Kroacia dhe autoritetet kompetente të Bashkimit Europian.

Me mbylljen e bllokut të ashtuquajtur të lindjes, tashmë duket se rruga e re e kalimit të refugjatëve drejt Europës do të jetë përmes Shqipërisë, Malit të Zi e më tej Bosnje Hercegovinës e Kroacisë.

Qeveria kroate bën me dije se janë të paktën 60 mijë refugjatë gati për të hyrë në Europë nga rruga më e re ballkanike.

Për këtë arsye janë forcuar ndjeshëm kontrollet nëpër pikat e kalimit kufitar.

Në rast se refugjatët, kryesisht me origjinë nga Lindja e Mesme dhe Siria, do të gjejnë pika të dobëta në kufi, atëherë do të ketë telashe serioze për të gjitha vendet, përfshirë Shqipërinë, që realisht nuk i ka kapacitetet për t`u përballur me një krizë refugjatësh, sidomos në një kohë që përkon me sezonin turistik.

Policia sllovene saktëson se, mes kufirit greko-shqiptar janë 60 mijë refugjaët gati për t`u nisur.

Grupet e para të refugjatëve kanë filluar të kalojnë duke kërkuar më shumë të analizojnë terrenin dhe të evidentojnë pikat e dobëta.

Login to post comments