Kavaja çel zyrtarisht sezonin turistik

Premte, 18 May 2018 18:22

Bashkia e Kavajës ka njoftuar ditën e sotme, hapjen zyrtare të sezonit turistik për vitin 2018.

Këtë vit, çelja e sezonit u u organizua në një formë tejet origjinale dhe interesante, ku me miratimin e kryetarit të Bashkisë Isa Sakja, prej disa ditesh vajzat e bukura të Miss Shqipërisë kanë xhiruar dhe janë fotografuar në vijën bregdetare të mrekullueshme që Kavaja ofron.

Ky eveniment promovues u përmbyll në qendër të qytetit me sfilatën e miseve dhe nën tingujt e ëmbël të këngëtarëve te njohur si Redon Makashi dhe Renis Gjoka.


Në fjalën e tij kryetari i Bashkisë Isa Sakja, tha se u zgjodh pikërisht spektakli në qytet për të festuar çeljen e sezonit, sepse cdo gje e bukur që ndodhet në Kavajë është kurorë e qytetit. Ai shtoi se Bashkia Kavajë ka marrë të gjitha masat, që ky sezon të ofrojë një turizëm cilësor për këdo që viziton Kavajën.


Në sezonin turistik të vitit të shkuar plazhet e Kavajës u vizituan nga 33 mijë turistë që u akomoduan në 88 hotelet e plazheve të Bashkisë Kavajë: Golem, Mali i Robit, Qerret, plazhi i Gjeneralit, plazhi i Carinës.


Me punimet në infrastrukturë dhe promovimin që Bashkia po i bën aseteve turistike që gëzojnë plazhet e Kavajës, pritet një fluks i madh turistësh.
Të gjithë do të jenë të mirëpritur të shijojnë pushime të gëzuara, me vende përrallore, klimë të përshtatshme, me njerëz mikpritës dhe sigurisht, me produktet ushqimore bio që Kavaja ofron.

32927188 10210158591555923 1633563821459111936 n

Modifikuar më Premte, 18 May 2018 18:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...