Kur do hetohen ndihmësit e Tahirit për tenderin e godinës së ministrisë?

Premte, 18 May 2018 18:20

Godina e Ministrisë së Brendshme iu nënshtrua një transformimi në kundërshtim me identitetin e saj. U harrua tradita e projekti fillestar, duke mos përfillur faktin se godina është në harmoni me të tjera afër saj, pjesë e kompleksit të ministrive dhe u ndërtua një variant i ri. Rehabilitimi i godinës ishte në plan qysh kur qeveriste PD-ja, por jo për të bërë shpenzime të kota. Asokohe vlera e përllogaritur ishte rreth 500 mijë euro. Rilindasit, si mjeshtër të vërtetë të harxhimit të parasë, e çuan shifrën më shumë se 2 milion euro. Ky veprim, lidhej edhe me sistemimet e jashtme në hapësirës nga Teatri Kombëtar e deri te ai bunkeri i sajuar. Pavarësisht se Ministria e Brendshme nuk ka një godinë për arkivin e saj, e rrjedhimisht shkel ligjin prej vitesh duke i hapur rrugë dëmtimit të shkatërrimit të dokumenteve, vuri në dispozicion plot 272.598.931 (mbi 2 milion euro) lekë dhe një shtesë prej 54.494.594 lekësh. Projekti është fituar nga shoqëria “Archipace studio”. Ndryshimet e godinës janë miratuar me vendimin nr.34, datë 5.3.2015 të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve në Ministrinë e Kulturës. Kontrata e punimeve është nënshkruar më 11.8.2015 (shkresa nr.202/37 prot), midis sekretarit të përgjithshëm Genci Gjonçaj dhe drejtuesit ligjor të firmës “Fusha”, Shkëlqim Fusha. Sipas kontratës punimet duhet të mbaronin në fund të vitit 2015. Kontrata të shtesë është nënshkruar më 24.6.2016. Fillimisht, për shkak të moszbrazjes së zyrave janë miratuar nga sekretari i përgjithshëm zgjatja disa herë e punimeve deri në 28.2.2016, 30.6.2016, 30.8.2016, 30.9.2016. Kjo pasi tarraca e objektit ka shfaqur disa herë probleme. Kjo i jep shkas nënshkrimit të një kontrate të re datë 31.8.2016 (shkresa nr.1014/6 prot), midis MPB-së dhe firmës “Fusha” për rikonstruksionin e tarracës së ministrisë me vlerë 14.012.643 lekë. Punimet zgjatën deri më 31.10.2016. objekti është marrë në dorëzim nga MPB-ja në datën 2.12.2016. Çështja e tarracës doli se nuk ishte e studiuar, duke sjellë rëndim të kostove, janë konstatuar pasaktësi e mospërputhje, nuk disponohen analizat e çmimeve, etj. Në suvatimin e fasadës së jashtme, nga çmimi 928 për metër katror, firma ka vendosur çmimin 1.500 lekë për metër katror. Të gjitha punimet janë realizuar me rritje të kostos. Firma realizuese ka përfituar padrejtësisht duke i shkaktuar buxhetit sipas zërave një dëm prej 3.108.000, 1.481.760, 615.000,70.080,232.200, 154.710, 1.222.000 lekësh. Histori të tjera janë kontratat për parket druri, e pajisje zyrash me vlerë 77.584.500 lekë

Modifikuar më Hënë, 23 July 2018 10:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...