×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

DETAJE/ Vlonjati kthehet pas sherrit dhe hap zjarr në lokal, si u parandalua masakra

Premte, 18 May 2018 19:08

Të shtënat me armë që ngjallën panik tek banorët në zonën afër postës së Vlorës, fatmirësisht nuk kanë shkaktuar të plagosur apo viktima.

 

Gazetari Enrik Mehmeti raporton se gjithçka ndodhi pas një sherri mes Besmir Gj., 31 vjeç dhe një grupi të rinjsh që ishin ulur në lokal. Pas sherrit i riu largohet me një motor dhe kthehet aty pak minuta më vonë (rreth orës 17:39) për tu hakmarrë.

Nuk dihen ende arsyet e sherrit, por burime nga vendngjarja kanë konfirmuar për gazetarin Enrik Mehmeti se ai është kthyer i armatosur dhe ka qëlluar një herë brenda lokalit.
vlore-te-shtena-me-arme
Ndërsa ka tentuar të hyjë brenda për të vijuar me skenarin që kishte në kokë, disa persona të tjerë e kanë neutralizuar, duke shmangur kështu një masakër.
vlore-te-shtena-me-arme-1
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë një furgon policie dhe është bërë shoqërimi i të riut. Pritet që ai të merret në pyetje, për të zbuluar shkaqet e sherrit që e shtynë të ngrinte armën.


Informacion paraprak

Më datë 18.05.2018, rreth orës 17:39, në vendin e quajtur “Sahati”, shtetasi Besmir Gj., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka shtënë një herë me armë zjarri brenda ambienteve të një lokali.

Nga e shtëna nuk ka të lenduar.

Reagimi i menjëhershëm i policisë vendore, ndihmuar dhe nga shtetasit e pranishëm në lokal kanë bërë të mundur neutralizimin dhe ndalimin e shtetasit Besmir Gj., i cili tashmë ndodhet në ambientet e DVP. Vlorë, për veprimet e mëtejshme hetimore.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit dhe një gëzhojë.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes në fjalë.

(m.a/BalkanWeb)

Modifikuar më Premte, 18 May 2018 19:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...