×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rriten importet e automjeteve në Shqipëri/ Gjermania kryeson si vend origjine, surprizë SHBA

Premte, 18 May 2018 20:13

Muajt e parë të këtij viti është regjistruar një rritje e madhe e importit të automjeteve në vend. Për periudhën Janar-Mars 2018, vlera totale e importuar e automjeteve për transportin e pasagjerëve arriti në 54.5 milionë euro, një rritje me 9.2% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar dhe shumë më e lartë se tremujori i parë i 2016-ës.

Kjo rritje vjen në një moment kur pritet të hyjë në fuqi vendimi për ndalimin e importeve të automjeteve të vjetra që nuk plotësojnë kriteret e ndotjes. Ndërkohë rritja e importeve është forcuar edhe nga masat që vende si Gjermania po marrin kundër automjeteve të naftës, duke shtyrë pronarët t’i shesin ato në vendet e Europës Lindore.

Pikërisht Gjermania kryeson edhe listën e vendeve të origjinës të automjeteve që kanë hyrë në Shqipëri dhe qarkullimi arrin në 25.4 milionë euro. Gjermania është ndjeshëm partneri kryesor, pasi nga vendi i dytë që ndjek në listë, Italia, u importuan vetëm 9.6 milionë euro automjete.

Ndërkohë, nëse vendi i tretë zihej më parë tradicionalisht nga Mbretëria e Bashkuar, ky vend kësaj radhe i takon Zvicrës, nga ku u importuan 2.5 milionë euro në vlerë automjetesh. Britania lufton me Shtetet e Bashkuara për vendin e katërt dhe importet llogariten përkatësisht në 2.2 dhe 2.1 milionë euro.

Shtetet e Bashkuara vijnë si surprizë në këtë listë, pasi vlera e importeve është dyfishuar nga viti në vit. Për të njëjtën periudhë një vit më parë, Shqipëria importonte nga përtej Atlantikut vetëm 1 milion euro automjete.

Vendet që mbyllin dhjetëshen e parë të origjinës së makinave janë: Republika Çeke, Japonia, Korea e Jugut, Kanadaja dhe Franca.

Pjesa dërrmuese e automjeteve të importuara janë të përdorura, pasi Shqipëria importon shumë pak automjete të reja. Të dhënat e Organizatës së Prodhuesve të Mjeteve Motorike tregojnë që në 2017, në vendin tonë u shitën vetëm 2.8 milionë euro në vlerë automjetesh të reja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...