Berisha denoncon mashtrimin me listën e rimbursimit të barnave, sjell rastin e një të sëmuri

Saturday, 19 May 2018 10:20

Ish-Kryeministri i vendin, Sali Berisha, në një postim në rrjetin social “Facebook” ka denoncuar mashtrimin e rradhës të qeverisë me listën e rimbursimit të barnave. Berisha sjell rastin e një të sëmuri kronik me hepatit B i cili duhet të paguajnë vet për ilaçet pasi Ministria i rimburson ata në një masë të papërfillshme. Qytetari ndë të tjera ka shkruar se ajo që Ministria e Shëndetësisë po ju bën këtyre pacientëve është e tmerrshme dhe se në listë janë përfshirë dy ilaçeve që nuk kanë asnjë efekt tek të sëmurët.

Statusi i plotë i Berishës:

I semuri dixhital denoncon:

Mashtrimin e qeverise me listen e rimbursimit te barnave! sb

“ I nderuar Z Berisha. Po ju shkruaj per nje shqetesim i cili na ka prekur familjarisht dhe per te cilin dua te mbetem anonim.

Keto dite flitet shume per listen e rimbursimeve te ilaceve. Ajo cka ben ministria jone e shendetesise eshte e tmershme, duke hequr shume mjekime te nevojshme nga lista e mjekimeve.

Ne kete rast dua te ngre shqetesimin lidhur me rimbursimin e mjekimeve per te semuret kronike me hepatit B. Deri para nje muaj nje i semure kronik me hepatit B (mjekive te nevojshme perdite), paguante 7500 Leke ne muaj, dhe pjesa tjeter rimbursohej. (eshte mjekim i shtrenjte). Tani, sot qe flasim, me listen e re, ministria jone e shendetesise kete mjekim e rimbuson ne nje mase te paperfillshme, dhe pacienti duhet te paguaje (20.000 leke) ne muaj. Por, qeveria jone pervec ketij mjekimi (prodhim patente i Gilead/ irlandez), ka vendosur ne liste edhe 2 mjekime turke (te cilat te konfirmuara nga nje mjek i njohur gastrohepatolog, nuk kane asnje efekt pozitiv te te semuret). (sipas tij, me nje kokerr te mjekimit origjinal, firmat turke prodhojne 30 te tilla), a mund te thote ministria e shendetesise cfare efekti mund te kete ky mjekim te i semuri kronik. Pra per hir te mafjes farmaceutike, keta te semure nuk kane mundesi te sherohen, por te keqesohen, pasi qeveria jone nuk do qe ata te sherohen. Qeveri kriminele. Kush eshte ai qe ka mundesi te paguaje 20000 leke ne muaj per nje mjekim i cili te pakten mendohet te beje efekt?? Kjo qe po ndodh sot me mafjen farmaceutike ne vendin tone eshte nje fatkeqesi e madhe qe po i behet popullit, te lutem shperndajeni kete mesazh Z. Berisha ne anonimitet. Ju faleminderit!” /55news.al/

Modifikuar më Saturday, 19 May 2018 10:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...