Dita Kombëtare e Jetimëve/ Meta: Shqipëria pa jetimë më pranë BE-së

Saturday, 19 May 2018 11:14

Me rastin e 20 majit ‘Ditës Kombëtare të Jetimëve’ Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, organizoi një pritje me fëmijë dhe të rinj jetimë.

Presidenti Meta gjatë bisedës së tij me fëmijët dhe të rinjtë e pranishëm u shprehu mbështetjen e tij të pakursyer, teksa vlerësoi edhe sloganin që kishin zgjedhur: ‘Shqipëria pa jetimë edhe më pranë BE-së’.

Fjalimi i Presidenti Meta:

“Që kur kam marrë detyrën si President i Republikës e kam bërë të qartë që kujdesi ndaj fëmijëve jetimë do të jetë prioritar. Ju me të drejtë keni sjellë me vete edhe sloganin ‘Shqipëria pa jetimë edhe më pranë BE-së’. Besoj që kjo është një gjetje shumë domethënëse dhe e mençur.

Ne në fakt kemi qenë një komb jetim për një kohë të gjatë derisa kemi gjetur veten dhe besoj se tani nuk jemi një komb i tillë, jemi një komb shumë më i sigurt për të ardhmen e tij. Jemi anëtarë në NATO, jemi pranë Bashkimit Evropian dhe shpresojmë të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian.

Natyrisht që BE ka parime shumë të rëndësishme demokratike, shoqërore, njerëzore, të cilat kanë të bëjnë me përfshirjen sociale, me integrimin shoqëror dhe me detyrimin e shoqërisë për t’u kujdesur për çdo individ, aq më tepër për çdo fëmijë.

Është e rëndësishme që të shohim modelet më të mira, të cilat vijnë nga kjo përvojë dhe ne kemi pasur rastin gjatë nëntorit të kaluar të organizojmë një javë në solidaritet me fëmijët jetimë, me shumë aktivitete të ndryshme, ku kishim ftuar edhe personalitete të shquar të shoqërisë, të kombit, të kulturës, të sportit, të shkencës, të cilët në të kaluarën kanë qenë fëmijë jetimë, ndërsa falë karrierës së tyre janë tashmë një frymëzim për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë e talentuar.

Besoj se këto shembuj duhen patur në konsideratë, pasi është tepër e rëndësishme që ju, jo vetëm të mos ndiheni të përjashtuar, por secili prej jush sipas prirjes dhe aftësisë të synojë të shkëlqejë në çdo fushë ku ka një prirje.

Puna që është bërë gjatë këtyre viteve në mbështetjen dhe përkrahjen e fëmijëve jetimë ka qenë një punë e mirë, me përkushtim, me modele shumë pozitive, të cilat tregojnë që ne jemi një shoqëri që po merr gjithnjë e më shumë përgjegjësi sociale por që ka ende nevojë ta forcojë këtë dimension social dhe njerëzor.

Sigurisht, që duhet të marrim më shumë përgjegjësi për të krijuar një ambient më të sigurtë, më frymëzues e më angazhues për të rinjtë e për fëmijët që ëndrrat e tyre t’i shohin të realizueshme pikërisht në këtë mjedis.

Secili mund të ketë një fatkeqësi apo aksident në jetë. Kjo nuk varet nga asnjë prej nesh. Por ajo që varet prej nesh është që ta duam jetën, të mos dorëzohemi para vështirësive dhe jo vetëm kaq, por t’i sfidojmë këto vështirësi dhe të arrijmë vërtet të kontribuojmë në shoqëri me aftësitë tona, me talentin, por edhe me mirësinë dhe dashurinë tonë.

Vështirësitë apo mungesat që ju keni pasur në jetë unë besoj se ua kanë forcuar edhe më shumë lidhjen edhe me njëri-tjetrin, me edukatoret e me të gjithë ata njerëz të mrekullueshëm të cilët kujdesen për ju.

Unë jam pranë jush për çdo aktivitet, për çdo mbështetje, për çdo promovim, për çdo ndërgjegjësim me çdo institucion shtetëror apo vendor për gjithçka që ju të keni nevojë. Më konsideroni edhe mua pjesë e familjes suaj, që është një familje më e madhe dhe më e fortë se familjet e zakonshme”, – u shpreh Presidenti Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...