Ngjarja e rendë te "Shpella e Pëllumbave", policia ndal kërkimet

Saturday, 19 May 2018 20:53

Policia ka konfirmuar se ka ndalur kërkimet e trupit të të riut që është marrë nga rrjedha e lumit në vendin e njohur si “Shpella e Pëllumbasit”. Bëhet fjalë për trupin e 21-vjecarit  Xhorxho Seferi. “Xh.S 20 vjeç. Kerkimet do rifillojne neser ne mengjes nga Polumbaret e Reneas , tek gryka lumit Erzen” njoftoi pak minuta më parë policia.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në vendin e njohur ‘Shpella e Pëllumbasit’ në Tiranë, ku dy turistë kanë rënë nga lartësia. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15 të kësaj të shtune.

Bëhet fjalë për Xhorxho Seferin dhe Fabio Dukagjinin, të dy të moshës 21-vjeçare. Ky i fundit kishte mbetur në një gryk kanioni, por pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe policisë është bërë e mundur nxjerrja e tij nga kanioni.

Ai ka pësuar dëmtime të lehta, ndërkohë që është dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë mjekësore të nevojshme, ndërsa shoku i tij, Xhorxho Seferi, ende nuk është gjetur pavarësisht lokalizimit të vendit ku ai ka rënë.

Dy nga djemtë e ekspeditës shoqërohen nga policia për të dhënë dëshmitë

Video

https://www.youtube.com/watch?v=oZsmEQ-ynes&feature=youtu.be
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...