Bizneset “arratisen” jashtë, 1.2 miliardë euro investime përtej kufijve

Diel, 20 May 2018 08:36

Tregu i vogël shqiptar, gjithnjë e më shumë po rrudhet në konsumatorë e fuqi blerëse, e për këtë shkak po vjen si një “këmishë” e ngushtë për disa grupe të mëdha biznesi, të cilat së fundmi po intensifikojnë planet për t’u zgjeruar në rajon. Balfin Group, Agna Group, Kastrati Group, Hysenbelliu Group dhe kompania e farmaceutikës Fufarma kanë shprehur ambiciet për rajonin, teksa disa prej tyre i kanë vënë piketat dhe të tjera kanë qartësuar idetë. Deri më tani, Kosova ka qenë vendi më i afërt për bizneset shqiptare, por siç duket Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi po bëhen po aq atraktive. Vetëm Balfin Group njoftoi se do të investojë 100 milionë euro këtë vit në një projekt që kushton gjithsej rreth 180 milionë euro, në zhvillimin e një zone shumëfunksionale në periferi të Shkupit në Maqedoni.

Këtë vit pritet të ketë zgjerim në tregtinë me pakicë nëpërmjet rrjetit Jumbo në Bosnjë, Malin e Zi tha përgjegjësi për Komunikimin në Balfin Group, Eris Kasmi. Agna Group po zgjeron biznesin edhe në disa vende të rajonit të Ballkanit, si në Kosovë, Serbi dhe Maqedoni me të njëjtin format biznesi si dhe në Shqipëri, me synimin për të distribuuar disa marka të njohura europiane të pijeve dhe ushqimeve. “Planet tona për zgjerim në rajon erdhën natyrshëm si pjesë e vizionit të Agna Group për të qenë një ndër kompanitë lider në rajon”, tha Entela Bardho, koordinatore në Agna Group për investimet jashtë Shqipërisë.

Teksa Katrati Group është duke kristalizuar planet për investim në Maqedoni, pas një takimi që presidenti Shefqet Kastrati pati me Kryeministrin Zoran Zaev, ku në parim ranë dakord për të investuar rreth 100 milionë euro. Burimet nga grupi pohuan se Kastrati po diversifikon aktivitetin brenda vendit dhe planet janë për t’u zgjeruar edhe në rajon. Në tratativa për zgjerim jashtë vendit është edhe Hysenbelliu Group. Presidenti Irfan Hysenbelliu, më herët muajin e kaluar takoi Kryeministrin e Maqedonisë dhe Kosovës në të njëjtën ditë, ku në fokus të bisedimeve ishte hyrja në tregjet e tyre. Ndërkohë kompania shqiptare e farmaceutikës, Fufarma, ka në plan të zgjerohet me një linjë prodhimi në Maqedoni, një investim rreth 20 milionë euro.

Banka e Shqipërisë raportoi se stoku i investimeve shqiptare jashtë vendit në fund të 2017-s arriti në 1.2 miliardë euro. Kjo shumë është e barabartë me 10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe është sa 19% e stokut të Investimeve të Huaja Direkte në vendin tonë. Por ekspertët e Bankës së Shqipërisë pohojnë se shuma prej 1.2 miliardë eurosh që shqiptarët kanë investuar jashtë përfshin brenda saj banesat e blera jashtë, të cilat klasifikohen si një formë investimi. Të dhënat zyrtare për shtrirjen gjeografike të investimeve shqiptare jashtë vendit mungojnë, por vetë bizneset pohojnë se Kosova, Maqedonia kanë qenë destinacionet kryesore të këtij fluksi. Banka Qendrore e Maqedonisë raportoi se stoku i investimeve direkte nga Shqipëria, në fund të vitit 2016, arriti në 40 milionë euro.

Ndërsa Banka Qendrore e Kosovës raporton se stoku i Investimeve të Huaja Direkte nga Shqipëria, në fund të vitit 2017, arriti në 130 milionë euro.

Një dekadë, trefishohen investimet shqiptare jashtë

Investimet shqiptare jashtë vendit janë trefishuar në dekadën e fundit 2008-2018. Rritja e tyre mori hov pas vitit 2008, kur disa kompani shqiptare në sektorin e ndërtimit dhe tregtisë, nisur nga kriza ekonomike, e panë zgjerimin rajonal si mundësi mbijetese. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, stoku i investimeve shqiptare jashtë vendit u rrit në fund të vitit 2017 me 173% në krahasim me 2008. Aktualisht raportohen më shumë se 1.2 miliardë euro stoqe investimesh jashtë vendit në raport me 460 milionë euro që ishin deri në vitin 2008. Të dhënat përfaqësojnë investime në kapital të bizneseve jashtë vendit, bashkë me huatë që kanë marrë në vendet ku kanë investuar. Të dhënat zyrtare të rakorduara me Maqedoninë dhe Kosovën tregojnë se më së shumti, bizneset shqiptare jashtë vendit janë të përqendruara në sektorin e ndërtimit dhe të tregtisë.

/Marrë nga monitor.al/

Modifikuar më Diel, 20 May 2018 08:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...