Terrori në Korçë/ Flet e shoqja e të riut: Policia e dhunoi, edhe ditën që e arrestuan e...

Diel, 20 May 2018 10:28

Policia ka identifikuar dy policët që hynë në qelinë, ku mbahej i izoluar 27-vjeçari i arrestuar Enea Ftoj. Ngjarja tashmë është marrë në hetim edhe nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, por deri më tani nuk ka asnjë të pezulluar si shkaktar të ngjarjes së rëndë. I riu, që la jetimë tre të mitur, është përcjellë në banesën e fundit dy ditë më parë, ndërsa familja e tij akuzon pikërisht efektivët e Komisariatit të Korçës, të cilët e kanë dhunuar Enean, derisa ai ka gjetur vdekjen.

Sipas të dhënave, SHÇBA-ja, që po heton vdekjen e të riut, ka marrë kamerat e sigurisë që ndodhen vetëm në korridoret e Komisariatit. Në sajë të pamjeve të këtyre kamerave, aty duken policët që kanë hyrë e kanë dalë nga qelia. Ndërkohë që në dhomën e izolimit, ku ka qëndruar viktima, nuk ka kamera sigurie. Emrat e policëve të dyshuar për ushtrim dhune nuk bëhen të ditur, por tashmë ata janë në hetim. Bashkëshortja e viktimës ka dëshmuar se i shoqi i kishte përmendur emra policësh.

“Policia e dhunoi. Kemi dëshmitarë, edhe ditën që e arrestuan e kishin rrahur në mes të pazarit, një polic me emrin Alqi, Kreshniku dhe një tjetër Elton, quhen. Pastaj edhe kur vija unë, që i sillja ushqime dhe cigare, më ka thënë nga dritarja që e kishin rrahur. Më tha edhe që po i bënin ilaçe qetësuese, sepse ishte përdorues droge. Ma tha me gojën e tij po më bëjnë “Diazepam”, “Loream” dhe gjilpëra. Unë iu thashë policëve që mos i bëni gjilpëra se e ka zemrën e dobët, por ata më thanë ai ka zemër ariu”, është shprehur bashkëshortja e viktimës pas ngjarjes.

Për të hetuar në lidhje me ngjarjen në Drejtorinë e Policisë së Korçës ka shkuar edhe drejtuesja e Shërbimit të Brendshëm në Polici, Anila Trimi. Arsyet zyrtare të vdekjes së 27-vjeçarit Enea Ftoj nuk janë bërë ende publike, por siç pretendojnë familjarët, 27- vjeçari është rrahur aq sa i janë shkaktuar hematoma në disa pjesë të trupit. Familjarët e tij e filmuan të ndjerin në morg për të faktuar dhunën. Enea Ftoj u arrestua për vjedhje me dhunë dy muaj pasi ishte liruar nga burgu. Ai i kishte marrë varësen një gruaje në rrugë dhe Policia e arrestoi atë. Familjarët e mësuan lajmin e dhimbshëm në gjykatë, teksa prisnin që ai të sillej nga toga e shoqërimit nga ku do t’i komunikohej masa e sigurisë. Kortezhi për t’i dhënë lamtumirën e fundit është shoqëruar me pjesëmarrje masive nga familjarë, të afërm, miq, por edhe nga komuniteti rom dhe egjiptian. Ata kanë manifestuar nga banesa e 27- vjeçarit në drejtim të Komisariatit të Korçës me pankarta në duar, ndërsa kanë mbajtur në krahë arkivolin para Drejtorisë së Policisë. Turma masive e njerëzve, mbanin pankarta në duar me mbishkrimet: “Duam Drejtësi”, “Na vratë babanë”, “Larg Policisë raciste” etj..

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...