1.8 ton kokainë në Gjermani, nisin hetimet edhe në Shqipëri

Diel, 20 May 2018 11:40

Rreth 1.8 tonë kokainë e bllokuar në Gjermani në disa operacione policore në gjashtë muajt e fundit është trafikuar nga Ekuadori përmes ngarkesave me banane. Thuajse e njëjta skemë e përdorur edhe nga shoqëria “Arbi Garden” për sasinë prej 613 kg kokainë të futur në portin e Durrësit në Maj, dyshohet nga autoritetet gjermane të ketë funksionuar për futjen në këtë vend të drogës me vlerë tregu mbi 400 milionë Euro.

13 nga të arrestuarit, si të përfshirë në këtë grup kriminal, janë shtetas shqiptarë. Autoritetet gjermane janë duke vazhduar hetimet për të dokumentuar dhe provuar rolin e secilit në grupin kriminal të përfshirë në trafikimin e drogës së fortë nga Amerika Latine.

Një pjesë e të cilëve janë me banim në Gjermani. Policia gjermane e konsideroi sukses operacionin e arrestimit të tyre, duke sqaruar se u godit një rrjet i madh të trafikut ndërkombëtar të drogës që drejtohej nga shqiptarët.

Ndërsa hetimi për këtë rast nuk ka lënë pa prekur edhe territorin shqiptar. Pas shkëmbimit të informacionit në kuadër të marrëdhënieve të ndihmës juridike me palën gjermane, hetuesit e Krimeve të Rënda kanë nisur veprimet për verifikimin e pasurisë së shqiptarëve të arrestuar në Gjermani. Bëhet fjalë për identifikimin e pasurive të tyre në Shqipëri dhe më tej kalimin në filtrat e ligjit Antimafia, nëse ato janë siguruar në burime të ligjshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...