×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Punonjësit e serviseve, ja kushtet dhe afatet për të hyrë në trajnim

Diel, 20 May 2018 15:05

Drejtoria e Kualifikimeve Profesionale (sektori i kualifikimeve) do të fillojë trajnimin e aplikantëve që kanë kërkuar të pajisen me Dëshminë e Aftësisë Profesionale për autoriparimet.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, e cila lajmëron se trajnimi fillon me datë 21-28.05.2018 ora 10:00.

 Trajnimi do të zhvillohet pranë Qendrës së Kontrollit Teknik (ISH- NSHRAK-u), Tiranë.

 Burime zyrtare nga DPSHTRR bëjnë të ditur se trajnimet për dëshminë e aftësisë profesionale për autoriparimet do të vijojnë.

Kërkesa për aplikim
Aplikanti që kërkon të pajiset me DAP, në përputhje me përcaktimet e bëra në Ligjin nr.9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimet, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe të pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, të ndryshuar, duhet të plotësojë këto kërkesa: a) të jetë inxhinier mekanik ose teknik, mekanik transporti. b) Të mos jetë dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë për vepra penale të kryera në ushtrimin e veprimtarive të përmendura në pikën 2 të nenit 3 të këtij ligji. c) Të ketë aftësi fizike për të kryer këtë veprimtari, të vërtetuar nga organi shëndetësor përkatës, brenda juridiksionit të vendbanimit të tij.

 

Dëshmia për autoriparime
Për t’u dhënë mundësinë të gjithë të interesuarve për të aplikuar për pajisjen me Dëshminë e Aftësisë Profesionale (DAP) të përgjegjësit teknik të veprimtarisë së autoriparimit dhe me Vërtetim të Aftësisë Profesionale (VAP) të titullarëve të Agjencive të Trajtimit të Praktikave të Qarkullimit të Mjeteve me Motor, DPSHTRR ka përgatitur të gjithë infrastrukturën e nevojshme për regjistrimin, testimin dhe pajisjen me DAP dhe VAP në plotësim të detyrimeve të Ligjit Nr. 9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura për veprimtaritë që lidhen me to”, përgjegjësi teknik pajiset me Dëshmi Aftësie Profesionale për nënkategoritë: a)veprimtaritë e riparimit dhe të mirëmbajtjes së pjesëve mekanike dhe të motorit. b) Riparimin dhe mirëmbajtjen e karrocerisë. c) Riparimin dhe mirëmbajtjen e impiantit elektrik. ç)Riparimin dhe mirëmbajtjen e gomave. d) Subjektet që blejnë, shesin mjete me motor dhe rimorkio. dh) Subjektet që mbledhin, depozitojnë, shkatërrojnë mjetet ose pjesë të tyre të dala jashtë përdorimit apo të braktisura.

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim
Aplikantët që plotësojnë kushtet sipas nenit 4 të kësaj rregulloreje, për t’u pajisur me vërtetimin e regjistrimit duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) ku kanë vendbanimin, dokumentacionin e mëposhtëm:
a. Kërkesën në formë deklarate për pajisje me DAP (ku të ketë përcaktuar edhe nënkategorinë/ritë e kërkuara), sipas modeli 001S.
b. Kopjen e kartës së identitetit.
c. Kopje e noterizuar e diplomës ‘Inxhinier mekanik’) ose e Dëftesës së Pjekurisë (për teknik i mesëm mekanik).
d. Dokumentacionin teknik justifikues (origjinal ose fotokopje të noteruar) për atë që është e paraqitur si veprimtari e kryer prej tij, në CV, që kanë lidhje me fushën e veprimtarisë së nënkategorisë përkatëse.
e. Vetëdeklarim i personit, në lidhje me gjendjen e tij me organin e gjykatës, që nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për vepra penale të kryera në ushtrimin e veprimtarive të përmendura në pikën 2, të nenit 3, të Ligjit nr.9573, datë 03.07.2006.
f. Vërtetim për aftësitë fizike për të kryer veprimtarinë e kërkuar, të vërtetuar nga organi shëndetësor përkatës, brenda juridiksionit ku banon.

 

Provimi i njohurive

  1. 1. Në provim merren aplikantët që janë të pajisur me autorizim dhe që kanë marrë pjesë në kursin përkatës të trajnimit.
    2. Aplikantët për pajisje me DAP (Dëshmi Aftësie Profesionale), kanë të drejtë të paraqiten në provimin e njohurive të fituara në kurset e trajnimit, deri në tri herë brenda afatit të vlefshmërisë së autorizimit dhe vetëm në seksionet e kërkuara prej tyre.
    Rinovimi i DAP (Dëshmi Aftësie Profesionale).
    1. Rinovimi i DAP (Dëshmi Aftësie Profesionale) bëhet në rastet kur ky dokument dëmtohet (të dhënat e tij bëhen të palexueshme), shkatërrohet ose humbet.
    2. Në rastin e dëmtimit, subjekti dorëzon dokumentin e vjetër të dëmtuar, dokumentin e identifikimit dhe 2 fotografi.
    3. Në rastin e shkatërrimit, humbjes ose vjedhjes së dokumentit, subjekti duhet të paraqesë dokumentin e identifikimit, të dorëzojë 2 fotografi si dhe deklarimin përkatës për arsyen e rinovimit.
    4. Në të gjitha rastet, subjekti kërkues plotëson kërkesën model 001S.
    5. Dokumentet e mësipërme së bashku me një kopje të faturës dhe mandat-arkëtimit, administrohen në dosjen përkatëse të subjektit kërkues.
    6. Procedurat e mëtejshme janë të njëjta si në rastin e aplikimit për herë të parë.
Modifikuar më Diel, 20 May 2018 15:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...