Çfarë po ndodh? Sërish “arrest shtëpie” për narkotrafikantët

Diel, 20 May 2018 19:22

Pasi gjykata rehatoi në shtëpi Saimir Tahirin,  e gjendur nën trysninë e qeverisë "Rama" duket se ajo ka nisur një “fushatë rehatimi” për të gjithë ata që merren me trafikimin e lëndëve narkotike.

Veprën penale të “trafikut të drogës” me porosi të Ramës, gjykatat shqiptare po përpiqen ta justifikojnë si vepra që nuk meritojnë dënim më burg, duke justifikuar kështu edhe masën që u dha për Tahirin ditë më parë, kur gjykata vendosi masën “arrest shtëpie” për Saimir Tahirin, i përfshirë në trafik droge dhe ngushtësisht i lidhur me dosjen “Habilaj”.

Rasti më i freskët është ai i Tepelenës, ku duket se “drejtësia” ka ndjekur të njëjtën mënyrë gjykimi si në rastin Tahiri, “arrest shtëpie” për 3 transportues të kanabisit. Dhe Gjykatës së Shkallës së Parë  i është dashur vetëm 30 minuta pas dorëzimit të dosjes, për  të marrë vendimin, (kohë që edhe gjykatësit më të mirë nuk do ti  mjaftonte as për të lexuar dosjen e dorëzuar nga Prokuroria).

Masa e dhënë ka lënë në arrest shtëpie Aulon Milon dhe Aleksandro Vasilin të dy nga Vlora ndërkohë që ka lënë në burg pa afat  personin e tretë të përfshirë në këtë ngjarje, Klerdi Graci.

Ndonëse prokurori i çështjes pati kërkuar për të tre të ndaluarit  masën e arrestit burg pa afat, kjo nuk e ka penguar kryesuesin e seancës gjyqësore Pëllemb Vehbiu që të lërë në shtëpi Milon dhe Vasilin.

Neni 230 i Kodit të Procedurës Penale parashikon raste të vecanta kur personi merr masën arrest në shtëpi dhe këto raste janë për gratë shtatzëna, apo dhe persona të moshuar me sëmundje të rëndë fizike.

As Milo dhe as Vasili të dy të rinjtë nga Vlora, nuk hyjnë në këtë kategori, çka të lë hije dyshim vendimi i dhënë nga Vehbiu cili për çudi, organizoi gjyqin për dhënien e masës së arrestit, 30 minuta pasi i kishte ardhur dosja nga prokuroria për dhënien e kësaj mase, ndërkohë që afati maksimal është deri në tre ditë nga dorëzimi i dosjes.

Katër ditë më parë Policia e Tepelenës zbuloi 32 kg kanabis në bordin e një automjeti në aksin Tepelenë-Bënçë nga ku dhe ndaloi tre të rinjtë nga Vlora .

Modifikuar më Diel, 20 May 2018 19:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...