Borxhet/ Shqipëria, debitore pranë BERZH. Nuk shlyhen as kuotat e anëtarësimit

Hënë, 21 May 2018 08:41

Shqipëria rezulton të jetë debitore pranë Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, jo vetëm për kreditë e dhëna në vite, por edhe për mos pagesën e kuotave të anëtarësisë në këtë institucion të rëndësishëm financiar. Në Kuvend ka mbërritur projektligji që synon pagesën e këtyre detyrimeve, në vlerën e 1.2 milionë dollarëve.

“Projektligji ‘Për pagesën e detyrimeve të prapambetura në favor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)’ ka si qëllim përmbushjen e detyrimeve të shtetit shqiptar kundrejt institucioneve financiare ndërkombëtare. Ky propozim vjen si rezultat i rëndësisë dhe rolit të këtij institucioni financiar ndërkombëtar në përmbushjen e programit të qeverisë shqiptare”,- theksohet në relacionin që shoqëron draftin.

Miratimi i këtij projektligji propozohet me qëllim përmbushjen e angazhimeve të marra nga qeveritë shqiptare në vite, në lidhje me kuotat e pagueshme të shtetit shqiptar.
Vendi ynë është anëtarësuar në prill të vitit 1991, me të drejta të plota pranë BERZH-it dhe zotëron 3001 aksione me një vlerë totale prej 30,01 milionë dollarë.

Në bazë të këtij ligji, çdo vend anëtar pranë këtyre organizmave financiarë duhet të pranojë kushtet dhe afatet e rezolutave që do të adoptohen nga këshillat respektivë të guvernatorëve.

Në vitet 1995-2006, BERZH-i ka kërkuar nga ministrat e Ekonomisë të kësaj periudhe kryerjen e pagesës nga ana e shtetit shqiptar për nënshkrimin e kapitalit fillestar, pagesë e cila i përket periudhës 1991-1998 (Rezoluta 15 – Anëtarësimi i Shqipërisë në vitin 1991 dhe Rezoluta 59 – Rritja e parë e kapitalit në vitin 1996).

Shuma e kërkuar nga ky institucion dhe e papaguar nga shteti shqiptar është 1.2 milionë dollarë dhe i përket aksioneve (paid-in) të nënshkruara nga shteti shqiptar në këtë periudhë. Moskryerja e pagesave është e pasqyruar në informacionin e dërguar nga Banka e Shqipërisë, me shkresën nr.16848, datë 4.12.2015.

“Mosshlyerja e këtij detyrimi do të ulte nivelin e fuqisë së votimit të shtetit shqiptar pranë këtij institucioni nga 0.10% në 0.08 %”, theksohet në relacion.
Projektligji parashikon që ky borxh të paguhet nga buxheti i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me dy këste: 50% në vitin 2018 dhe 50% në vitin 2019.

Gjithashtu, në kuadër të bashkëpunimit me vendin tonë, BERZH-i ka një portofol kredish dhe grantesh të akorduara për qeverinë shqiptare apo të garantuara nga qeveria si më poshtë:

Kredi të akorduara për qeverinë shqiptare prej 258.4 milionë eurosh, nga të cilat 194.6 milionë euro janë kredi në proces disbursimi ose shlyerjeje dhe një kredi me vlerë 36.87 milionë euro nuk është bërë ende efektive.

Kredi të garantuara nga qeveria shqiptare me një vlerë totale prej 350.7 milionë eurosh, nga te cilat 79 milionë euro janë kredi në proces disbursimi ose shlyerjeje dhe një kredi me vlerë 218 milionë euro nuk është bërë ende efektive.

Linjë kredie (stand-by) për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave (ASD), të garantuar nga qeveria shqiptare në shumën 41 milionë euro.

Grante të akorduara qeverisë shqiptare (nga fondet e veta/fondi i aksionarëve apo fonde të BE-së (IPA dhe EWBJF) për financimin apo bashkëfinancimin e disa projekteve me një vlerë rreth 55 milionë euro./Ekonomix.al/

Modifikuar më Hënë, 21 May 2018 16:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...