Shoqata e Bimëve Mjekësore dhe Aromatike të Shqipërisë ka ngritur zërin e saj lidhur me me dëmin që po pëson kjo industri nga luhatja e monedhës euro. Në një konferencë të hapur me anëtarësinë e saj, u diskutua me shqetësim situata e krijuar, rreth sfidës që po hasin për shkak të zhvlerësimit të euros dhe dollarit, për eksportet e bimëve, erëzave dhe esencave të vendit tonë.
Konferenca u hap nga Presidenti i shoqatës, Z.Filip Gjoka, i cili ndër të tjera theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të industrisë IBMA, me qëllim krijimin e një zëri të vetëm dhe të fortë në mbështetje të kësaj industrie.
Presidenti Gjoka, gjatë fjalimit të tij deklaroi ” Sektori i bimëve mjekësore dhe aromatike ka një impakt të rëndësishëm në ekonominë shqiptare me rreth 45 milionë dollarë eksporte në vit dhe 90.000 individë të si grumbullues, fermer, përpunues, eksportues të punësuar kryesisht në zonat rurale duke ndikuar ndjeshëm në uljen e papunësisë në këto vende. Ne jemi sektori i vetëm në vendin tonë që realizojmë eksporte direkte si produktet e bimëve mjekësore dhe aromatike në tregun e huaj europian dhe atë amerikan.”
Më tej, kreu i shoqatës tha se zhvlersimi i monedhës se huaj si ajo e euros dhe dollarit ka shqetësur muajt e fundit kompanitë eksportuese, ata vlerësojnë se ka një rrezik të madh nëse nuk do të ketë ndërhyrje me politika stimuluese në këto sektorë jetik të ekonomisë së zhvillimit kryesisht të zonave rurale të vendit tonë. “Monedha evropiane euro, krahasuar me lekun ka arritur pikën më të ultë të këmbimit që nga viti 2008. Rënia e Euros në kuotën e 126.8 lekeve, nga 139 — 140 që ishte para 5-6 vitesh ka dhënë e vazhdon të japë ndikime mjaft negative për bilancet e sipërmarrjeve që punën e të ardhurat e tyre i kanë të mbështetura në eksportet e produkteve të krijuara. Kuptohet se mbiçmimi i euros ka ardh nga një stabilitet i rritjes ekonomike, nga rritja e investimeve të huaja, nga remitancat që vijnë nga emigrantët, të hyrat nga vizitorët e turistët etj.”- tha më tej z. Gjoka.
Kompanitë e grumbullimit, përpunimit dhe eksportimit të bimëve mjekësore e estero-vajore me kursin aktual kanë një humbje vjetore që llogariten në disa milion lekë. Kjo situatë e krijuar do të sjellë shkurtimin e vendeve të punës si dhe uljen e investimeve në përpunimin e standartizimin e produkteve, sipas tyre.
Në konferencë u theksua se nëse do të vazhdohet me këto ritme këto kompani janë të detyruara të ulin pagat, të heqin dorë nga disa aktivitete për të mos falimentuar përfundimisht.
Shoqata thekson se në një vështrim krahasimor, ky sektor është mjaft delikat pasi edhe me kursin e mëparshëm ka pasur mjaft dificite e humbje të theksuara në çdo hallkë të aktivitetit të tyre. Kjo gjendje, me këtë ecuri dhe në këto përmasa vetëm po sjellin përkeqësime të mëtejshme.
Shoqata e Bimëve mjekësore dhe medicinale kërkon:
Nga qeveria shqiptare, Ministria e Financave, Banka e Shqipërisë si dhe drejtorive të përgjithshme të regjimit fiskal që për bizneset eksportuese të mallrave e shërbimeve, humbja që vjen nga ky ndryshim i valutave të huaja të kompensohet nga buxheti i shtetit në formën e uljes, të tatim fitimit ose në një formë tjetër të arsyeshme për ti dhënë frymë këtij sektori kaq të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.Ndërhyrje në tregun e këmbimit nga Banka e Shqipërisë, brenda mundësive dhe pa rrezikuar deformime, për të dobësuar përkohësisht pozitat e lekut, njëlloj sikurse ka vepruar Banka e Zvicrës dhe bankat qendrore të shumë vendeve të tjera të zhvilluara apo edhe të rajonit tonë, për të ndihmuar industritë e tyre ekportuese në periudhat e një monedhe kombëtare të mbivlerësuar në nivele tejet dëmtuese për eksportetThirrjen e nja tryeze të përbashkët me specialiste të fushës së ekonomisë, ministrisë së Financave dhe sektorit tregtar, që preket nga ky fenomen .Sipas një analizë të mëparshme të revistës Monitor, theksohej se rënia në pikiatë e valutave kryesore në vend ka prekur ndjeshëm kompanitë eksportuese shqiptare. Humbjet e eksportuesve për shkak të kursit të këmbimit llogariten deri në 120 milionë euro këtë vit, ndërsa eksportuesit janë dorëzuar përpara ecurisë së kursit të këmbimit.