×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Audio-përgjimi/ Çani: Sonte do të dëgjoni materiale të reja për “Pashain” e Vlorës

Hënë, 21 May 2018 16:59

Gazetari Artur Çani ka folur pasditen e sotme për materialin që pritet të publikohet në lidhje me vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Çani deklaroi në Fax news se sonte do të publikohen materiale që nuk janë publikuar më parë.

I pyetur në lidhje me vërtetësinë e audio-përgjimit pasi mungojnë pamjet, çfarë do ta bënte më të besueshëm materialin, drejtuesi i “Ajsberg” u shpreh se materiali ishte absolutisht i vërtetë.

 “Do të dëgjoni regjistrime që nuk i keni dëgjuar deri më sot”, tha Çani. Ai shtoi se këto ditë ka dëgjuar gjëra të turpshme për gazetarin Jetmir Olldashi nga kolegë, duke shtuar se ai ka bërë një punë shumë të mirë investiguese.

“Ka qenë vetëm një gazetar i vetëm, me iniciativën e tij që e ka bërë, dhe unë kam lexuar gjëra të turpshme që ka shkruar një koleg për një tjetër. Unë them këtë punë duhej ta kishte bërë Prokuroria. Ai ka bërë një punë shumë të mirë”, tha ai.

Ndërsa, pyetjes se kush kishte bërë regjistrimi, Çani iu përgjigj duke thënë se kontaktet me Albert Veliun, gazetari Olldashi I ka filluar që në tetor 2017 dhe pasi ka parë që ato që thoshte ‘Babalja’ përputheshin ka bërë dhe investigimin.

Artur Çani u shpreh se PD-së i është dorëzuar materiali në mars nga gazetari.

“Kjo pyetje është mirë që ti drejtohet Jetmirit, në fillim ai ka pasur kontakte në tetor 2017, ka filluar kontaktet me ‘Babalen’ dhe në fund kur ka parë që gjërat që thoshte përputheshin ka vendosur ta ndërmarrë këtë veprim, dhe më pas nga marsi duke menduar që Babalja mund ta zbulonte dhe nuk kishte besim tek Prokuroria e ka çuar në PD”, tha ai.

“Jetmiri ka bërë gazetari investigative, po të ishte bërë për PD-në do ishin më cilësore. Jemi duke folur për vëllain e ministrit të Brendshëm, e di si e thërrasin në Vlorë ‘Pashai’. Ai ka bërë një punë të vështirë dhe duan cilësi këto”, shtoi Çani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...