Kujdes! Tërmetet do vazhdojnë

Hënë, 21 May 2018 18:46

Tërmetet e ditëve të fundit që u ndjenë në jug të vendit, shkaktuan jo pak panik tek banorët e Vlorës, Himarës, Gjirokastrës dhe Tepelenës.

Ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave të pyetur nga Ora News thonë se nuk ka vend për alarm.

Sizmiologu, Rrapo Ormeni, shprehet se lëkundjet 5-6 ballë janë normale pasi vendi ynë ndodhet në një zonë me aktivitet sizmik të lartë.

Rrapo Ormeni: Shqipëria këto tërmete i ka normale. Gjatë vitit bien disa tërmete të tilla në zona të ndryshme të vendit, janë tëmete të cilat ndihen fort, janë të frikshëm por në përgjithësi nuk shkaktojnë dëme. Dëmet e tërmeteve fillojnë me magnituda më të larta, kryesisht tek magnituda 5 ose itensiteti me epiqendër 7.

Tërmeti i 19 majit, është pasuar nga 30 lëkundje, të cilat sipas Ormenit do të pasohen edhe nga të tjera në ditët e ardhshme.

Rrapo Ormeni: Do të ketë lëkundje që vazhdojnë disa ditë. Sipas madhësisë së goditjes kryesore kur është e këtij rangu vazhdojnë disa ditë, kur është e madhe vazhdojnë me muaj dhe kur është shumë e madhe vazhdojnë me vite derisa në vatrën e tërmetit të vendoset gjendja e ekuilibrit, të çlirohet e gjithë energjia.

Por si duhet të veprojmë kur ndodhin tërmete? Rrapo Ormeni ndan disa këshilla.

Rrapo Ormeni: Gjithonë duhet të ruhet qetësia, të vendosesh nën një objekt më të fortë, një tavolinë. E shikon që kaloi goditja kryesore, nuk ka më, e mira është të dalësh jashtë. Në jug të vendit tërmeti i dytë 6 ballë, shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale ku 9 shtëpi janë kthyer në të pabanueshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...