A do të ketë reshje shu gjatë javës? Sipas “Meteoalb” nga e hëna deri të premten, pritet që motit të jetë pjesërisht i kthjellët kryesisht paraditet dhe mbrëmjet ndërsa me vranësira e shira të përkohshëm gjatë mesditës dhe orëve të pasdites në pjesën më të madhe të territorit.
“Priten rrebeshe afatshkurtra në zonat Lindore ndërsa zonat bregdetare paraqiten kryesisht me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta gjatë pasditeve.”, njofton “Meteoalb”.
TEMPERATURAT:
Temperaturat e ajrit mbeten të larta gjatë mëngjeseve duke variuar nga 10 – 11°C vlerat më të ulëta gjatë mëngjesve në zonat Lindore deri në 17 – 20°C mëngjeset në Ultësirën Perëndimore. Po ashtu, orët e mesditës pritet të shënojnë vlera termike të larta duke u luhatur nga 24 – 27°C maksimumi në zonat malore deri në 28 – 31°C vlerat maksimale në zonat e ulëta dhe bregdetare.