×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Tela me gjemba në kufi, Ish-ambasadori: U paralajmëruam, tani duhet kujdes!

Hënë, 21 May 2018 19:48

Qeveria e Malit të Zi paralajmëroi se mund të ndërtonte një gardh në kufi me Shqipërinë për të bllokuar trafikun e emigrantëve nga Lindja e Mesme, pasi shfaqi pakënaqësi me mënyrën si po e trajtonte pala shqiptare.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoni, Arben Çejku i ftuar në studion e Report Tv për të folur për këtë çështje, tha se e shikon thjeshtë si paralajmërim, pasi nuk beson se Mali i Zi do të arrijë që të ndërtojë mure me Shqipërinë.

“Mali i Zi ka të drejtën e tij për të shprehur shqetësimin për mbrojtjen e kufirit. Shqipëria duhet që të marrë masat. Ne duhet të respektojmë konventat ndërkombëtare, por duhet të jemi bashkëpunues të sinqertë me vendet fqinje, sepse vrulli i refugjatëve mund të përfshijë edhe Kosovën si destinacion nëse bllokohet Mali i Zi.

Autoritetet duhet të jenë në lartësinë e duhur në raport me Malin e Zi dhe prezencën e tij. Shqetësimi nuk është në nivelet e larta, por lokale, është një njoftim paralajmërues, por në raportin bilateral nuk ka shkuar në nivele të larta. Unë nuk kam informacion për të thënë sa takime janë bërë mes dy palëve. Por fakti që kanë shprehur shqetësim duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk duhet të shtojmë problemet me fqinjët. Duhet të luftohen grupet kriminale, kjo kërkon edhe dialog të brendshëm, të merren masa. Ne duhet të mbyllim korridoret e lëvizjes së emigrantëve. Mali i Zi nuk besoj se do të shkojë deri atje sa të ndërtojë mure apo gardhe me tela me gjemba. Nuk do që të bëhet vend tranzit për problemet e Lindjes së Mesme.

Shqipëria po përdoret nga klandestinët nga Lindja e Mesme, si trampolinë për të shkuar drejt Evropës. Në 4 muajt e fundit më shumë se 500 kladestinë kanë kaluar nga Shqipëria drejt Malit të Zi, ose kanë kërkuar azil në vendin tonë.” tha Arben Çejku.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...