Avokatët e Ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, kanë dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë. Në kërkesën për lirim Dashamir Xhika shprehet se është i pafajshëm dhe nuk përbën rrezikshmëri për hetimet.
Prej më shumë se një muaji Xhika dhe 2 ish-vartësit e tij Albens Alite dhe Aksel Qorduku, ndodhen në qelitë e paraburgimit, pasi akuzohen për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”, në lidhjet me abuzimet për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.