Shpërndanin heroinë, arrestohen 4 të rinjë në Berat pas hetimit 1 mujor

Tuesday, 22 May 2018 09:54

4 persona kanë rënë në prangat e policisë së Beratit pasi akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Gjatë operacionit të koduar “Çelepiasi sekuestruar 17 doza heroinë si dhe një armë gjahu çifte me 4 fishekë, tre telefona dhe dy makina. Operacioni është kryer me metoda speciale të hetimit pas një hetimi një mujor.

Njoftimi i policisë: 
Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP.Berat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: •Argent Myftari, 31 vjeç, banues në Berat. •Françesko Mehmetaj, 19 vjeç, banues në Kuçovë, (i dënuar më parë për veprën penale Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike) •Alvaro Merka, 37 vjeç, banues në Kuçovë, (i dënuar më parë për veprën penale Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike) •Geri Molishti, 36 vjeç, banues në Berat, (i dënuar më parë për veprën penale Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike) Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur u bë në kuadër të operacionit “Çelepiasi”, me metoda speciale të hetimit.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat shërbimet e policisë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 17 doza të dyshuara si lëndë narkotike e llojit Heroinë me peshë 3.5 gram, një dozë Cannabis Sativa, fara të dyshuara narkotike, një bimë e kultivuar narkotike. Një armë gjahu çifte me 4 fishekë, e dyshuar si e vjedhur në datën 19.05.2018 në banesën e shtetasit J.Q. . Një shumë lekësh, tre telefona dhe dy automjete.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve të gjahut dhe armve sportive”, parashikuar nga neni 283/2 284, 134, 280 Kodit Penal.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...