×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Artistët këmbëngulin: Teatri Kombëtar të shpallet monument kulture

Tuesday, 22 May 2018 14:01

Pas më shumë se dy muajsh diskutimesh publike në mbrojtje të ndërtesës së Teatrit Kombëtar, artistë e qytetarë i kërkuan sot Ministrisë së Kulturës shpalljen e godinave të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Eksperimentar “Kujtim Spahivogli” si “korpus monument kulture”.

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar njoftoi se kjo kërkesë, që i siguron godinave mbrojtje dhe ruajtje nga shembja, është shoqëruar me 780 firma nga artistë, qytetarë e politikanë shqiptarë.

Aleanca njofton gjithsesi se si mbledhja e firmave, ashtu dhe rezistenca publike për mbrojtjen e godinave të teatrit do të vazhdojë, por jo më në formën e diskutimeve publike siç ka ndodhur për rreth 10 javë.

Regjisori Kastriot Çipi u shpreh se po diskutohet një formë e re rezistence ndaj planit të qeverisë për ta shembur godinën e teatrit, por nuk do të jetë një formë radikale me greva urie. Sipas Çipit, artistët duhet ta mbrojnë teatrin me art, përmes shfaqjeve teatrale, muzikës, videoeve etj. Po ashtu, artistët po ideojnë ngritjen e një fondacioni që do të mundësojë mbledhjen e fondeve për të rikonstruktuar godinën aktuale të Teatrit Kombëtar.

Modifikuar më Tuesday, 22 May 2018 14:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...