×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Korrupsioni sheshit në Bashkinë e Tiranës, 3 punonjës në pranga. Ja emrat

Tuesday, 22 May 2018 15:04

3 punonjës të Bashkisë së Tiranës janë arrestuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i  detyrës”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se, shtetasit K. A, Erald Qosja dhe Astrit Nikolli (punonjës së Njësisë Task Forcë të Ujësjellës Kanalizime Tiranë), në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë 6 muajve të fundit, kanë lejuar disa subjekte – pronarë lokalesh në zonën e ish Gurores në fshatin Lanabregas – Dajt, që të bënin lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm, ku furnizonin autobote me ujë të pijshëm, kundrejt shumave të konsiderueshme lekësh, që të mos i ndëshkonin me masa administrative dhe të mos u prisnin lidhjet e paligjshme.

Sipas policisë, këta shtetas kanë bashkëpunuar me shtetasit Florjan Lana dhe A. H., pronarë lokalesh në fshatin Lanabregas, si dhe me shtetasit H. L., e U. Sh., hidraulikë privatë, të cilët kryenin lidhjet e paligjshme.

Në kuadër të këtij procedimi, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka urdhëruar ndalimin e shtetasve Erald Qosja, Astrit Nikolli, K. A, A. L,. të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 259-25 dhe 248 i Kodit Penal, si dhe për shtetasit Florjan Lana, A.H, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”, Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...