Lezhë/ Shoferi dhe dy pasagjerët konfliktohen me policin/ Shoqërohen në komisarjat

Saturday, 07 Prill 2018 15:46

Një incident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Lezhës ku një efektiv i qarkullimit rrugor ka ndaluar një automjet dhe i ka kërkuar drejtuesit të tij dokumentacionin.

Shoferi ka refuzuar t’ia jape duke krijuar një depat të ashpër në të cilin janë përfshirë edhe dy pasagjerët që ndodheshin me të në mjet.

Paskëtij veprimi, efektivi i rrugores ka njoftuar patrullën dhe shoferi bashkë me dy pasagjerët janë shoqëruar në komisariat. Ndërkohë është duke u punuar për sqarimin e plotë të rrethanave.