×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

26 tërmete brenda 1 jave, alarmohen sizmologët: Më e keqja nuk ka ardhur akoma

Tuesday, 22 May 2018 16:26

Prej një jave Jugu i vendit është goditur nga 26 tërmete. Kjo është një zonë aktive në aspektin tektonik shpjegojnë sizmologët, të cilët thonë se lëkundjet vijojnë. Specialistët nuk përjashtojnë edhe goditje me intensitetin e atyre të ditëve të shkuara.

Lëkundjet e tokës vijojnë në jug të vendit, ndërsa sizmologët tregojnë se ato do të zgjasin deri në relaksimin e plotë të zonës në aspektin tektonik.

Goditjet janë më të lehta se ato të regjistruara në datat 14 dhe 20 maj në zonën e Vermikut megjithëkëtë specialistët nuk përjashtojnë mundësinë e riaktivizimit të një tërmeti me intensitetin e ditëve të shkuara.

 “Gjykuar nga ecuria e pas goditjeve, magnituda është në rënie, por nuk përjashtohet riaktivizimi, sërish në këtë zonë ose në një tjetër fqinj”.

Kjo zonë sipas sizmologëve është aktive në aspektin tektonik.

“Efekti njihet në mbarë botën kryesisht në zona me ndërtim gjeologjik të tillë. Jemi pranë vatrës së tërmetit të Tepelenës rënë në vitin 1920 me magnitudë 6.4 që shkaktoi dëme të konsiderueshme deri në kështjellën e Beratit dhe pranë atij të Qafës së Llogarasë në vitin 1930 edhe ky  tërmet me pasoja”.

Në një jave jugu i vendit është goditur nga 26 tërmete. Me intensitet më të lartë ka qenë ai me magnitudë 4.2 i shkallës rihter i regjistruar mesditën e 14 majit dhe tërmeti me magnitudë 4.5 gradë i shkallës rihter më 20 maj. Të shtunën shpjegojë sizmologët kemi pasur të bëjmë me një çift tërmetesh që kanë goditur zonën në të njëjtën kohë prandaj ndjeshmëria dhe dëmet e shkaktuara kanë qenë më të mëdha. /ABC news.

Modifikuar më Tuesday, 22 May 2018 19:34

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...