Policia e Lezhës njofton për një sherr mes një polici dhe disa personave në qendër të qytetit.
Mësohet se polici ka ndaluar një makinë dhe i ka kërkuar shoferit dokumentet, por ky i fundit ka refuzuar dhe këtu ka nisur konflikti, në të cilin janë përfshirë edhe 2 pasagjerët që ndodheshin në automjet, ndërkohë që polici njoftoi patrullën.
Raportohet se polici ka shtënë në ajër me pistoletë dy herë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur përforcime nga uniformat blu të cilët kanë bërë dhe shoqërimin e personave që u konfliktuan.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit.