Autobuzi i linjës Ulqin-Prishtinë është sulmuar me gurë në Lezhë nga persona ende të paidentifikuar. Si pasojë e goditjeve është thyer një xham dhe një dritë e mjetit si dhe është shkaktuar panik dhe frikë tek udhëtarët që gjendeshin brenda.
Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në Reps të Lezhës
Policia e Shtetit i është përgjigjur menjëherë rastit dhe ka nisur procedurat për hetimin e ngjarjes.
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.