Aksi rrugor mbi urën e Drinit të Zi, që lidh Rrugën e Kombit është bllokuar mëngjesin e kësaj të mërkure. Shkak është bërë transportimit drejt Kosovës i materialeve të prodhimit të energjisë me erë, nga 10 trajlera me gjatësi 30 metra secili.
Kjo ka shkaktuar krijimin e radhëve të gjata të automjeteve. Në vendngjarje ka mbërritur Policia Rrugore e Kukësit për të menaxhuar situatën e krijuar.