Tahiri nuk duron të rrijë i mbyllur, kërkon një tjetër nder nga gjykata

E mërkurë, 23 May 2018 11:30

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk duron dot të qëndrojë i mbyllur në shtëpi. Për këtë qëllim ish-ministri që akuzohet për trafik droge me bandën e Habilajve ka kërkuar heqjen e ‘arrestit shtëpiak’ duke apeluar masën e sigurisë të vendosur dy javë më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Seanca për masën e sigurisë të Tahirit, mësohet se do të mbahet më 28 maj, dy ditë pas protestës së opozitës. Siç duket Tahiri nuk po mundet dot ta përballojë qëndrimin në shtëpi, mbi të gjitha kur edhe gazetarët rrinë rrotull banesës së tij, për t’i bërë foto kur ai del në dritare, a thua se çfarë ka ndodhur.

Por nga ana tjetër, Prokuroria kërkon ashpërsimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit. Prokurorët e çështjes e kanë argumentuar këtë kërkesë me provat e reja që kanë siguruar, një pjesë e të cilave u paraqitën në seancën e para një jave.

Bëhet fjalë për ndërhyrjet në sistemin TIMS për të manipuluar hyrje-daljet e Tahirit në Shqipëri, riparimin e skafit te servisi i Habilajve, bashkëpunim në trafikun e drogës drejt Italisë me Habilajt, udhëtimi në Greqi me habilajt si dhe rasti i peshkarexhës ‘Fatma’, që hyri në Shqipëri e pakapur nga radarët dhe pasi u ngarkua me 800 kilogramë drogë u nis drejt Italisë. RD

Modifikuar më E mërkurë, 23 May 2018 11:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...