×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Taksat për mjedisit arritën në 62 mln euro më 2017, vetëm 40% shkoi në destinacion

E mërkurë, 23 May 2018 15:15

Shqipëria vijon të ketë probleme të mprehta me mbrojtjen e mjedisit, të cilat po vijnë kryesisht nga mosmenaxhimi i mbetjeve dhe kryerje e punimesh pa respektuar standardet mjedisore. Por ndërkohë Shqipëria vjel një sasi të konsiderueshme taksash në emër të mbrojtjes së mjedisit. Në vitin 2017 u grumbullua një vlerë mbi 8 miliardë lekësh ose mbi 62 milionë euro, nga të cilat 4.2 miliardë lekë ishte taksa te vjelura ndaj makinave të përdorura, mbi 2 miliardë lekë ishin taksat e karbonit mbi karburantet dhe 1.7 miliardë lekë ishin taksa që u volën ndaj ambalazheve plastike si shishe dhe qese, sipas të dhënave nga tatimet. Por në buxhetin e vitit 2017 fondet dedikuar mjedisit ishin vetëm sa 40 për qind e taksave të mbledhura. Buxheti i ministrisë së Mjedisit, i cili më së shumti shkon për personelin vitin e kaluar ishte 3.4 miliardë lekë, teksa taksat e destinuara për këtë qëllim i kaluan të 8 miliardë lekët. Po në vitet në vijim Qeveria do të ketë shpenzime të larta për mjedisin për shkak se do paguaje kompanitë private që kanë ndërtuar nëpërmjet koncensioneve PPP (Partneritet Publik Privat) impiante të përpunimit të mbetjeve me incenerim.  Në 7 vitet në vazhdim buxheti do të paguaja nga taksat e shqiptarëve 25 miliardë lekë për funksionimin e inceneratorit të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. Taksat e mjedisit janë një trend rritës global për shkak problemeve gjithnjë e më të mprehta që po përballet bota aktualisht me emetimet e mëdha të karbonit të atmosferë. Këto taksa zakonisht vilën ndaj sektorëve që krijojnë më shumë ndotje. Por më shumti i paguajnë përdoruesit e karburantit, qofshin fabrika apo njerëz. Në Shqipëri taksat e mjedisit janë të përqendruara tek karburanti dhe automjetet, teksa para pak vitesh u rrit taksa ndaj ambalazheve plastike. Së fundmi qeveria ka iniciuar një nismë për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike që nuk janë të observueshme pasi një pjesë e ndotjes vizuale krijohet pikërisht nga kjo kategori. Monitor

Modifikuar më E mërkurë, 23 May 2018 15:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...