×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Avokati i Popullit kërkon rishikimin e Ligjit të Pronës: Penalizon pronarët

E mërkurë, 23 May 2018 17:18

Pas Presidentit dhe Shoqatave të Pronarëve, një tjetër institucion ka vendosur të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese ligjin e ri të Pronave.

Bëhet fjalë për Avokatin e Popullit, i cili prej pak kohësh ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Trajtimin e Pronës, të miratuar në vitin 2015.

Lajmi është bërë publik nga kreu i këtij institucioni Erinda Ballanca gjatë raportimit vjetor në Kuvend.

Sipas saj, Ligji nuk ka arritur t’i japë përgjigje çështjes së pronave në Shqipëri, dhe se 11 mijë dosje pronash kanë mbetur ende pa përgjigje.

“Përsa i përket çështjes së të drejtave të pronës, kanë të bëjnë me moszgjidhjen e problemit të madh që ka në lidhje me ligjin për trajtimin e pronave që nga viti 2015. Vërtetë pati një ndryshim në legjislacion, por përsëri ndryshimi i legjislacionit në vitin 2015 nuk solli dhe nuk rezultoi në atë që duhet të ishte zgjidhja e këtij problemi. Një nga qëllimet e ligjit, dhe në momentin që është bërë ligji, ka qenë që ky proces duhet të përfundonte sa më parë. Ne vazhdojmë të jemi në të njëjtën situatë në lidhje me trajtimin e kërkesave nga ana e Komisionit për Trajtimin e Pronave.

Përveç problematikave që realisht ai ligj ka në këndvështrimin e të drejtave të njeriut dhe të Avokatit të Popullit, ne kemi bërë dhe ankesë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me këtë dhe Gjykata Kushtetuese pjesërisht edhe e ka marrë parasysh ankesën tonë”, tha Ballanca.

Ballanca tha se institucioni i Avokatit të Popullit është në pritje të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese me numrin e duhur të anëtarëve për të bërë të mundur shqyrtimin e kërkesës së saj.

“Ne kemi gjithmonë të drejtën që në momentin kur Gjykata Kushtetuese do të jetë e plotësuar me numrin e anëtarëve mund ta paraqesim përsëri. Pra nuk është një kërkesë e rrëzuar, por është një kërkesë për të cilën nuk është shprehur për shkak të mosarritjes së kuorumit të duhur”, shtoi Ballanca.

Pika më e debatueshme e ligjit të ri është formula e vlerësimit të pronës për kompensim, e cila e bazon përllogaritjen te zëri kadastral që ka pasur prona në vitin 1945.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...