Organi i akuzës është në kërkim të një laboratori që do të ekspertojë audio-përgjimin e dorëzuar nga gazetari Jetmir Olldashi, ku flitet për trafik lëndësh narkotike ku ishte i përfshirë edhe vëllai i Ministrit të Brendshëm. Por ekspertët do ta nisin punën fillimisht me përcaktimin nese është apo jo autentik materiali i dorëzuar, më pas do të vijohet nese një nga zërat në audio-pergjim është i vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, shtetasi Agron Xhafaj.
Nëse gazetari, Jetmir Olldashi, ka vënë apo jo në dispozicion të prokurorisë audio-përgjimin origjinal, kjo do të përcaktohet nga ekspertët.
Burime nga organi i akuzës kanë bërë me dije se krahas dëshmisë, Olldashi ka dorëzuar në prokurori të gjithe audio-përgjimin që ai ka bërë mes tyre edhe mjetet me të cilat ai ka kryer këtë përgjim.
Por krahas ekspertimit të zërave nëse vërtet njëri prej tyre i përket Agron Xhafës, vëllait të Ministrit të Brendshëm ekspertët do të përcaktojnë edhe nëse materiali i dorëzuar është ai autentik apo është ndonje material ku janë kryer ndërhyrje dhe montazhe.
Nëse vërtetohet se materiali i dorëzuar nuk është ai origjinali kjo mund do të sjellë pasoja juridike edhe për gazetarin investigues, i cili ka deklaruar gjate intervistave por dhe gjatë marrjes në pyetje në organin e akuzës se materiali është i paprekur, por nuk ka dhënë siguri nëse personi që ka biseduar me dëshmitarin Albert Veliu është apo jo Agron Xhafaj, pasi ai vetë nuk e ka parë dhe madje as nuk e njeh.
Ndërkohë oficerët e policisë gjyqësore kanë shtrirë hetimet në qytetin e Vlorës për të identifikuar dhe marrë në pyetje persona të tjerë që flitet në audio-përgjim ku mes të tjerëve dhe një punonjës policie me emrin Ermal.