“Mafja shqiptare bëhet burim i krimeve në Angli”, NCA: Kanë aksione në trafikimin e...

E mërkurë, 23 May 2018 19:01

 Bandat shqiptare të drogës, vjedhjes e prostitucionit janë bërë shqetësimi kryesor i rendit në Angli.

“Bandat e krimit të organizuar, si mafia shqiptare, janë duke nxitur rritjen e krimeve të dhunshme në Londër”, këtë ka pohuar John Coles, kreu i operacioneve speciale në Agjencinë Kombëtare të Krimit (NCA). 

Sipas Coles e gjithë kjo vjen prej importit të drogës se klasit të parë.

Kreu i operacioneve speciale në Agjencinë Kombëtare të Krimit është shprehur se shqiptarët janë një kërcënim për Anglin. “Ata janë individë jashtëzakonisht të dhunshëm, të tmerrshëm”, tha ai.

Coles citoi se forcat speciale të policisë metropolitane dhe zyrtarëve të NCA kanë mundur të kapin rreth 450 kg të drogë së klasës A nga bandat, në gjashtë muajt e fundit.

Në krimin e organizuar edhe mafia shqiptare konsiderohet nga zyrtarët NCA-së si një  nga grupet më të mëdha kriminale në Mbretërinë e Bashkuar. Ata kanë aksione në trafikimin e qenieve njerëzore dhe tregtinë e heroinës dhe të kryejë plaçkitjeve të armatosura. 

Modifikuar më E mërkurë, 23 May 2018 19:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...