Sërish vjedhje dokomentash në Prokurorinë e Durrësit. Pak ditë më parë u grabit posta e këtij institucioni ndërsa gjatë natës së kaluar janë bastisur zyrat e këtij institucioni të akuzës në qytetin bregdetar.
Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë gjatë natës në zyrën e prokurorit të "Task Forcës", Afrim Shehu dhe një oficeri gjyqësor dhe kanë marrë prej andej materiale të ndryshme, dokumente në tavolinën e punës. Dyshohet se në tavolinën e punës së tij është marrë edhe kopmjuteri me të cilin punonte prokurori.
Ngjarja është konstatuar mëngjesin e sotëm nga pastruesja, e cila ka gjetur që në orët e para të mëngjesit kur nisi punën, dyert e dëmtuara të prokurorisë.
Sipas Burimeve nga ky organ bëhet e ditur se është urdhëruar që askush të mos hyjë brenda, pasi prish vendin e provës.
Ndërkohë, po këqyren kamerat e sigurisë dhe po merren shenjat e gishtërinjve për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.
Mësohet gjithashtu se Prokurori i Task Forcës, Shehu, zyra e të cilit iu bastis natën po heton të gjithë zyrtarët që kanë probleme dhe gjithë sa lidhet me abuzimit dhe te korrupsionin e pushtetarëve. Prokurori po heton edhe për tjetërsim prone në zonën e Ishmit.
Sipas rojeve nuk është dëmtuar dera e jashtme e Prokurorisë. Ende nuk ka të dhëna konkrete se çfarë i është vjedhur prokurorit Shehu në zyrën e tij, pasi këto do të dalin pas bilancit të dokumenteve që ai ka pasur në zyrë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorëve të kësja ngjarje të rëndë.